Bota
Rrëzohet avioni, vdes ish-kryeministri
Katër persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit të një kompanie që udhëtonte nga British Columbia drejt Calgaryt në Kanada.
Mes viktimave është edhe ish-kryeministri i Albertas, Jim Prentice, 60 vjeç. Lajmin e bënë të ditur zyrtarë të Partisë Konservatore.
Prentice ka mbajtur edhe poste të tjera si ai i ministrit të Mjedisit. Mes viktimave është edhe Ken Gellatly, vjehrri i njërës prej vajzave të Prentice.