🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,569 ▲ +0.6% ETH $2,101 ▼ -0.04% XRP $1.4154 ▲ +1.09% SOL $88.0500 ▼ -0.51%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rritet numri i bizneseve në borxh, 16073 debitorë ndaj shtetit

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i bizneseve në vështirësi për të paguar taksat po rritet me ritme të shpejta.

Sipas të dhënave nga Tatimet, vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve që iu shtuan listës së borxhlinjve shënoi një rekord të ri historik, duke arritur në 6541.

Krahasuar me një vit më parë, shifra është rritur me gati 3.5 herë. Por tendenca ka vazhduar edhe gjatë këtij viti. Sipas Tatimeve, vetëm për 5 muajt e parë të vitit, listës së bizneseve në borxh iu shtuan dhe gati 3 mijë ndërmarrje të tjera.

Këto janë biznese ndaj të cilave administrata ka kryer të gjitha hapat ligjorë për mbledhjen e detyrimeve, që nga njoftimi i vlerësimit tatimor deri tek bllokimi i llogarive bankare.

Meqënëse edhe pas këtyre procedurave detyrimi nuk është paguar, atëherë ndërmarrjet janë vendosur në listën e borxhlinjve dhe ndaj pasurive të tyre është vendosur barra siguruese.

Ekspertët thonë se praktikisht këto janë biznese në rrugën e falimentit, pasi faza tjetër pas vendosjes së barrës siguruese është sekuestrimi i aseteve të shoqërisë, por edhe atyre të aksionerëve.

Numri i bizneseve në borxh, që nuk shlyejnë detyrimet filloi të rritej veçanërisht pas vitit 2012, kohë kur ekonomia ngadalësoi fort ritmet.

Por, në dy vitet e fundit fenomeni është përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme dhe, sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në listën e debitorëve ndaj shtetit figurojnë 16 mijë e 73 biznese, një rekord historik i pashënuar më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.