Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,412 ▲ +1.17% ETH $2,150 ▲ +1.15% XRP $1.4414 ▲ +0.63% SOL $89.6700 ▲ +1.49%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rritet numri i turistëve të huaj që kërkojnë të vizitojnë Shqipërinë

Numri i turistëve të huaj që kërkojnë të vizitojnë Shqipërinë në këtë sezon veror është rritur dhe referuar të dhënave nga agjencitë turistike pritshmëritë janë që kjo tendencë rritjeje të vazhdojë. Sipas përfaqësuesve të këtyre agjencive turistike, numri i turistëve të huaj deri në fund të sezonit llogaritet të rritet me rreth 20 % krahasuar me vitin e shkuar.

Ekspertë të promocionit pranë agjencive turistike shprehen se tashmë turistët e huaj nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për kuriozitet, por kanë filluar edhe të pushojnë në plazhet shqiptare. Gjatë dy viteve të fundit, vërejnë ata, të huajt po pushojnë në plazhet tona nga Velipoja deri në Sarandë.

Gjatë 2015-s u vu re edhe një ndryshim i gjeografisë së origjinës së prurjeve turistike. Nëse para disa vitesh ardhjet ishin kryesisht nga rajoni (Maqedonia, Kosova), në sezonin e vjetshëm ishin nga Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Polonia, Norvegjia, Suedia, Italia, Austria, Danimarka, Gjermania, Franca.

Për të zgjeruar mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë, për qeverinë sfida mbetet hapja ndaj tregut aziatik, kryesisht atij kinez. Ndaj dhe zbatohet edhe liberalizimi sezonal i vizave, politikë kjo që po rezulton me efekte pozitive.valbonaa

Sipas perfaqësuesve të agjencive turistike, në bazë të rezervimeve të deritanishme ka një fluks të madh të pushuesve nga vende të Europës lindore, Poloni, Çeki, Rusi, etj, por edhe gjermanë, të cilët çdo vit e më shumë po iu drejtohen plazheve shqiptare, por edhe tureve kulturore.

Por nëse kërkoni pushime të paharrueshme, bregdeti shqiptar, është një alternativë e mirë, si për çmime edhe për cilësinë e shërbimeve.

Disa nga blogjet e njohura që operojnë në fushën e turizmit iu kanë rekomanduar ndjekësve të tyre se nëse kërkojnë pushime të paharrueshme, bregdeti shqiptar, është një alternativë e mirë, si për çmime edhe për cilësinë e shërbimeve.

Çmimet e hoteleve në disa prej destinacioneve verore më të frekuentuar, nga Velipoja deri në Sarandë variojnë nga 25 euro nata, në zona jo shumë afër me bregdetin, deri në 150 euro, në vijën e parë dhe hotele me 5 yje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.