☁️
Tiranë 7°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.69 ▲1.76%
ARI 4,536 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,804 ▲ +0.63% ETH $2,035 ▲ +2.06% XRP $1.3298 ▲ +0.79% SOL $82.8900 ▲ +1.46%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.69 ▲1.76 % ARI 4,536 ▼0.47 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.69 ▲1.76 % ARI 4,536 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rruga e Kaninës, 2 milionë USD për rikonstruksionin, shpallet fituesi, përfundon për 6 muaj

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur edhe ofertën fituese për kompaninë që do të ndërtojë rrugën e Kaninës në Vlorë. Bëhet fjalë për Gjoka Konstruksion sh.a e cila ka parashikuar ndërtimin në një vlerë rreth 2 milionë dollarë përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Në garë morën pjesë gjashtë kompani si “Alb Tiefbau” shpk , “PE-VLA-KU” shpk , “Riviera” shpk , “Curri” shpk, “Victoria Invest” shpk,  “Gjoka Konstruksion” sha por vetëm ky i fundit ka arritur të kualifikohet.

Arsyet e skualifikimit të ofertave të tjera duket se lidhen me financimin më të lartë sesa fondi limit, në disa raste ka mungesë dokumentacioni, mungesë në plotësimin e kritereve.

Rruga e Kaninës e cila pritet të përfundojë brenda 6 muajve nga lidhja e kontratës konsiderohet si nyja kyçe që lidh qytetin me pjesën e fshatit Kaninë si dhe Kalanë e kësaj zone, një nga atraksionet turistike të Vlorës e cila daton në shekullin e III.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur të bëjë financimin e rrugës së Kaninës si pjesë e projektit “Zhvillimi i Alpeve dhe zonave bregdetare”.

Punët që do të kryhen përfshijnë nga asfaltimi deri tek gjelbërimi i rrugës në pjesën anësore të saj.

Rruga e dëmtuar Vlorë-Kaninë jo në pak raste shërben si kufizuese për vizitat në këtë zonë. “Punimet konsistojnë në rikonstruksion, peizazhe, rigjenerimin urban. Rruga do mundësojë rritjen e aseteve, lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve që aksesojnë kështjellën” thuhet në dokumentin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

E njëjta rrugë harmonizohet edhe me By-pass-in e Vlorës, segemet i cili aktualisht është i papërfunduar dhe që është nxjerrë për tenderim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Operatorët e interesuar duhet që të paraqesin ofertat deri në  25 tetor 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.