Rruga e kokainës në Evropë-Forcohet roli i Greqisë, vendi që zë Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi
Kjo sipas një raporti te lidhur te Kombeve të Bashkuara, nga i cili rezulton se prodhimi i kokainës u rrit me 35% midis 2020 dhe 2021, duke arritur një nivel rekord. Kjo për shkak të zgjerimit të kultivimit të kokainës, si dhe përmirësimit të metodave të kthimit të bimës në pluhur.
Në fakt, gjatë kësaj periudhe kanë ndryshuar edhe tendencat në transportin e drogës, ku kontrabandistët përdorin më shpesh shërbimet e korrierëve ndërkombëtarë për dërgesat tek klientët. Kjo i atribuohet kufizimeve të vendosura nga përhapja e pandemisë dhe masave kufizuese në mbarë botën, të cilat çuan në një ndryshim në qendrat dhe mjetet e transportit.
Gjithashtu, sipas gjetjeve të raportit, gjatë vitit të parë të pandemisë kërkesa ka rënë për shkak të mbylljes së klubeve të natës. Në terma afatgjatë, natyrisht, kjo nuk duket se ka ndikuar në kërkesë.
“Ndërkombëtarisht, përdorimi i shërbimeve të parcelave dhe korrierëve u rrit ndjeshëm gjatë bllokimeve për shkak të kufizimeve në fluturimet e pasagjerëve”, thuhet në raport. Në këtë kuadër, vërehet se vendet e Afrikës Perëndimore filluan të përdorin më shumë shërbimet e korrierit, ndërkohë që kanë ndryshuar edhe rrjetin e tyre për lëvizje në Evropë dhe gjetkë.
Korridoret e transportit në Evropë
Vihet re se tregjet dominuese të kokainës në nivel ndërkombëtar janë Evropa dhe Amerika e Veriut, e ndjekur nga Amerika e Jugut dhe Qendrore , si dhe Karaibet. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ndërhyrja e autoriteteve u rrit edhe në periudhën në shqyrtim, e cila në fakt kryhet me ritme më të shpejta se prodhimi.
Kapen sasi kokaine në Greqi
Roli i Greqisë
Sipas raportit, Evropa Juglindore ka vendosur rolin e saj si një rrugë tranziti për kokainën në Evropë. Turqia dhe Greqia kanë parë një rritje të dërgesave, veçanërisht që nga viti 2019. Në fakt, autoritetet turke kanë shprehur shqetësimin se forcimi i rolit të Turqisë si një qendër transporti mund të prekë rajone të tjera të Evropës, përfshirë Greqinë.
Për sa i përket Greqisë, një pjesë e madhe e dërgesave drejtohen në Evropën Perëndimore nëpërmjet Ballkanit. Në vitin 2020, në Greqi u sekuestruan pothuajse 2 ton kokainë, ndërsa numri u ul lehtësisht në vitin 2022. Në raport theksohet gjithashtu se origjina e paketave të sekuestruara ishte shpesh Brazili dhe Ekuadori, ndërsa shpesh ndaleshin në portet e tjera përpara se të arrinin në Greqi.
Konfiskimet e kokainës në Greqi dhe Turqi, 2011-2021
Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, pasi kokaina arrin në portet e Egjeut dhe Detit të Zi, ajo merret nga grupet kriminale të Ballkanit, veçanërisht nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, të cilët sigurojnë shpërndarjen dhe transportin në tregjet përfundimtare ose zonat e magazinimit në Greqi, Bullgari, Rumania dhe Ukraina.