Politika

Ruçi: Sezoni i ri parlamentar vulos çeljen e negociatave me BE-në

“Sezoni i ri parlamentar do të vulosë çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, ka deklaruar sot kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në një bashkëbisedim me gazetarët në sallën e kuvendit “Pjetër Arbnori”.

Duke foluar për sfidat e Kuvendit të Shqipërisë në sesionin e ri parlamentarë Ruçi e vendosi theksin te çelja e negociatave në qershorin e ardhshëm.

Çelja e negociatave të Shqipërisë me BE

Kryetari i Kuvendit, Ruçi theksoi ky sesion i ri i kuvendit do të jetë ylli polar i çeljeve së negociatave.

“Ky sezon do vulosë çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE në qershor të vitit 2019. U kam bërë thirrje grupeve parlamentare që të lënë luftën elektorale, por të bëhen bashkë në luftën e përbashkët të integrimin të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky do të jetë ylli polar i çeljes të negociatave. Nga çelja e negociatave nuk fiton as qeveria as opozita, fitojnë të gjithë, fiton Shqipëria, por duhet të kontribuojmë të gjithë”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Të zbatojnë praktikën e parlamentit Koroate për integrimin

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci u bën thirrje deputetëve të Kuvendit që në sesionin e ri zbatojnë praktikën e parlamentit kroat në lidhje me miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë me integrimin.

“Duke u nisur nga sfidat që ka Shqipëria, sezoni i ri do niset nga këto aspekte, së pari fuqizimi i rolit mbikqyrës të Kuvendit në çështjet e integrimit europian. Kuvendi ka tashmë një plan me 46 masa sipas rekomandimeve të Komisionit Europian. Përsëris thirrjen që të zbatojmë përvojën e parlamentit Kroat, i cili ka miratuar me konsensus të gjithë paketën ligjore të përafrimit dhe janë 683 ligje si dhe të gjitha vendimit e këshillit të integrimit të Kroacisë” tha ai.

Mekanizëm të ri për mbikqyrhjen e qeverisë gjatë procesit të negociatave

Një tjetër sfidë në këtë sesion të ri parlamentar, tha Ruçi është mbikëqyrja e qeverisë gjatë procesit të negociatave.

“Kuvendi do krijojë një mekanizëm të ri për mbikqyrjen e qeverisë gjatë procesit të negociatave, bazuar në praktikat më të mira evropiane” tha kryetari i Kuvendit

Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i Vettingut , sfidë më vete

Një tjetër aspekt i rendësishëm për kuvendin është zbatimi i reformës në drejtësi, tha Ruçi, duke vazhduar zbatimin e Vetingut.

“Për ligjet e reformës në drejtësi kam parasysh zbatimin e reformës në proces, konsensusi për ligje me shumicë të cilësuar siç është ligji për shkollen e Magjistraturës. Projektligji për ngritjen e institucioneve të pavarura në drejtësi. Ndryshime të tjera përsa i përket sistemit, ndryshimet kushtetuese dhe ngritja e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë”, tha Ruçi.

Realizimi i reformës zgjedhore në afat

Më tej, kryetari i Kuvendit e vendosi theksin te reforma zgjedhore dhe përmbushja e saj në afat, gjashtë muaj para se të nisin zgjedhje.

“Një tjetër sfidë për Kuvendin do të jetë përmbushja e reformës zgjedhore, ndryshimet e Kodit Zgjidhor si dhe ndryshimet duke i përafruar me rekomandimet OSBE/ODIR, që reforma të paraprijë kërkesën që gjashtë muaj para zgjedhjes të jenë përmbushur nga kuvendi ndryshimet ligjore”, tha kryetari i Kuvendit.

Sesioni i kaluar nuk pati dakordësi për reformën në drejtësi

Për sesionin e kaluar të Kuvendit të Shqipërisë Ruçi vlerësoi punën e Kuvendit, por dhe shprehu mangësi, kryesisht për refomën në drejtësi, pasi ka patur mungesë dakordësie apo konsensus mes palëve.

“Angazhimi ynë për reformë në drejtësi nuk ka sjellë atë që ne prisnim, kështu që Këshilli për Legjislacionin nuk përmbushi detyrën për implementimin e zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe njëherëz, Kuvendi nuk miratoi dot Kryeinspektoren e Lartë të Drejtësisë për shkak të mos funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Një mangësi tjetër e sesionit të shkuar të kuvendit ishte dhe mos miratimi i ligjit për magjistraturën, gjë të cilën ta bëjmë realitet këtë sezon”, tha kryetari i kuvendi.

Ruçi vlerësoi rolin ligjbërës të Kuvendit gjatë sesionit të kaluar.

“Roli ligjbërës i Kuvendit u forcua dukshëm, pasi rreth 1/5 e 100 akteve ligjore të depozituara edhën nga deputetët duke bërë që kuvendi të ketë një rol pro aktiv për ligjbërjen. Gjatë sezonit që lamë pas u depozituan 63 projektligje nga të cilat 56 nga Këshilli i Ministrave dhe 7 me iniciativë të deputetëve. U miratuan 55 ligje nga të cilat me shumicë të cilësuar 26, me shumicë të thjeshtë 29 ” theksoi ai.

Kryetari i Kuvendit pohon se “po ashtu janë miratuar edhe 26 marrëveshje ndërkombëtare që i hapin rrugë programeve për zhvillim, shërbime cilësore, bashkëpunimet me vendet dhe organizatat partnere. U miratuan 89 vendime, 3 rezoluta për çështje strategjike siç është rekomandimi për hapjen e negociatave. Reformën për diasporën dhe vendimin për statusin e Jeruzalemit”.

Ruçi shton se “Reforma elektorale ishte një nga çështjet prioritare të kuvendit në sesionin e kaluar. Komisioni i Reformës Zgjedhore u ngrit që në fillim të legjislaturës.

Opozitës iu krijuan të gjitha kushte për të ushtruar pushtetin legjislativ

Kryetari i Kuvendi Ruçi tha se në Kuvend u miratua kodi i sjelljes një rekomandim i Komisionit Europian.

“Opozitës ju krijuan të gjitha kushte për të ushtruar pushtetin e saj legjislativ”, tha ai.

Gjithashtu, Ruçi në arritjet e Kuvendit tha se “miratuam ligjin për Vetingun në Policinë e Sjhtetit”.  “Trasparenca me shoqërinë civile u rrit pasi u zhvilluar 17 seanca. 294 grupe interesi nga të cilat 55 prej tyre u miratuan. Disa komisione parlamentare vendosën një praktikë të re duke vendosur seanca dëgjimore pranë institucione të interesuara”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button