Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,444 ▲0.69%
NASDAQ 21,913 ▲0.7%
NAFTA 91.18 ▼1.27%
ARI 4,532 ▲2.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,944 ▲ +1.92% ETH $2,171 ▲ +2.21% XRP $1.4150 ▲ +1.55% SOL $91.8300 ▲ +3.13%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,444 ▲0.69 % NASDAQ 21,913 ▲0.7 % NAFTA 91.18 ▼1.27 % ARI 4,532 ▲2.94 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,444 ▲0.69 % NASDAQ 21,913 ▲0.7 % NAFTA 91.18 ▼1.27 % ARI 4,532 ▲2.94 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Sporti

Rudi Vata : Ndeshja me Poloninë me vlera mbarëkombëtare, Shqipëria të jetë kompakte dhe luftëtare

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka komentuar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare përballjen mes Shqipërisë dhe Polonisë në fazën “play-off” të Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar atë si një ndeshje me vlera mbarëkombëtare.

“Është një ndeshje e veçantë. Është një ndeshje me vlera mbarëkombëtare. Është një gjysmëfinale shumë e rëndësishme, sepse është hera e parë në historinë e futbollit shqiptar që ne jemi kaq afër kualifikimit për në Botëror. Por, në të njëjtën kohë, shkalla e vështirësisë është jashtëzakonisht e madhe”, u shpreh Vata.

Ai theksoi se çelësi i suksesit për kuqezinjtë qëndron te forca e grupit dhe shpirti i garës.

“Mendoj që forca e ekipit tonë, ose strategjia e tij, duhet të përqendrohet te shpirti i garës dhe te fryma e grupit. E vetmja mënyrë për të dalë me një rezultat pozitiv është që skuadra të jetë kompakte, e bashkuar dhe luftëtare si kurrë më parë”, tha ish-kapiteni.

Duke analizuar kundërshtarin, Vata vlerësoi cilësitë fizike të Polonisë dhe rrezikshmërinë e lojtarëve të saj.

“Polonia është një skuadër që shquhet për kondicionin fizik; është një ekip i fortë në aspektin fizik, por në të njëjtën kohë ka edhe lojtarë specifikë, siç është Robert Lewandowski, i cili është një golashënues i spikatur, jo më kot me mbi 100 gola në Champions League,” u shpreh ai.

Vata u shpreh optimist për paraqitjen e Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e dueleve në fushë.

“Jam shumë i emocionuar nga energjia e kësaj ndeshjeje dhe mezi pres të shoh se si Shqipëria do të pozicionohet. Shpresoj që të jemi të zotë në dyluftime, sepse duelet që do të fitojmë do të përcaktojnë edhe rezultatin final të ndeshjes”, tha ai.

Sipas tij, kuqezinjtë duhet të tregojnë guxim dhe efikasitet në momentet kyçe.

“Duhet të jemi trima, guximtarë, t’i kundërshtojmë maksimalisht dhe të gjejmë mundësitë tona për t’i ndëshkuar në momentet tona më të mira, kur të na paraqiten rastet për gol”, shtoi Vata.

Në përfundim, ai nënvizoi peshën e kësaj përballjeje për ekipin kombëtar.

“Është një ndeshje e vështirë, një ndeshje me përgjegjësi të madhe për çdo futbollist dhe për çdo pjesëtar të ekipit kombëtar. Shpresoj që rezultati të jetë në favor të Shqipërisë, që të arrijmë një tjetër surprizë dhe të marrim energjinë pozitive që mund të na ofrojë kjo përballje”, përfundoi ai.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë nesër në fushë për këtë sfidë vendimtare ndaj Polonisë në fazën “play-off” të Kupës së Botës 2026.

Ndeshja do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë, ku kuqezinjtë synojnë një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit.

/a.f/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.