Kronika

Kreu i GDF, Toschi: 754 mijë një viti më parë, sot 4 444 rrënjë kanabis të kultivuar

Gjatë vitit 2017, janë kultivuar 4 444 rrënjë kanabis në krahasim me 754 mijë të një viti më parë.

Lajmin e bëri me dije, Komandanti i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi gjatë  prezantimit të raportit vjetor për kultivimin e kanabisit në Tiranë.

Sipas tij, ka pasur një ulje të ndjeshme të sipërfaqeve të kultivimit të kanabisit, ç’ka tregon dhe rritjen e nivelit të kontrollit nga policia shqiptare.

“Janë identifikuar 90 sipërfaqe të kultivuara për vitin 2017. Janë zbuluar 4 444 rrënjë kanabisi nga 754 mijë të një viti më parë. Avionët e Guardia di Finanza kanë eksploruar 40% sipërfaqe të territorit më shumë në krahasim me 2016 dhe kanë realizuar 58 fluturime më shumë në krahasim me 42 fluturime të një viti më parë. E thënë ndryshe sipërfaqja e kultivuar me kanabis për vitin 2017 ka qenë 1.9 ha, kundrejt 219 mijë ha të një viti më parë”, tha Toschi.

Ai u shpreh se në brigjet italiane janë sekuestruar gjatë vitit 2017, 33 ton kanabis, me një rritje prej 116% në krahasim më 2016-ën.

“Italia ka dhënë ndihmën e saj në luftën kundër kanabisit në Shqipëri. Guardia di Financa ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti. Ky bashkëpunim nuk përfundon vetëm në territorin shqiptar, por vijon në detin e Italisë, në pjesën e poshtme të Adriatikut dhe pjesën e sipërme të Jonit. Vetëm vitin e fundit, Guardia di Finanza ka sekuestruar përgjatë bregut, 33 ton lëndë narkotike, me një rritje 116% krahasuar me 2016, kur u sekuestruan 12 ton drogë. Konferenca përmbyllëse e Misionit të Monitorimit ajror 2017, ndërmjet policisë së shtetit, policisë italiane dhe misionit të BE-së në vendin tonë”, tha kreu i  Guardia di Finanza, Giorgio Toschi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button