Bota

Rumani, jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë

Pas presionit të protestuesve, ministri i drejtësisë në Rumani Florin Iordache ka dhënë dorëheqjen.

Ndërsa qeveria tërhoqi ligjin që falte zyrtarët e korruptuar manifestuesit, vijuan protestat duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë veçanërisht të ministrit të drejtësisë i cili ishte nismëtar i ligjit që falte zyrtarët e korruptuar.

“ Vendosa të jap dorëheqjen si ministër drejtësie, faleminderit’ u shpreh ai pas mbledhjes së qeverisë duke shtuar se të gjitha nismat e ndërmarra prej tij ishin ligjore dhe kushtetuese.

“Që kur erdha në këtë detyrë, kam vepruar në mënyrë ligjore për të përmirësuar disa çështje sensitive. Draft propozimet u nisën nga ministria e drejtësisë dhe tashmë janë në parlament. Pavarësisht të gjithave opinion publik nuk i konsideron të mjaftueshme dhe si pasojë unë jap dorëheqjen” u shpreh ministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button