☁️
Tiranë 12°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,674 ▲ +0.76% ETH $2,232 ▲ +1.61% XRP $1.3448 ▼ -0.12% SOL $84.0100 ▲ +0.68%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Rumani, ministri i Brendshëm drejt hetimit. Pritet miratimi i presidentit

Prokurorët rumunë të Antikorrupsionit i kanë kërkuar presidentit të vendit, Klaus Iohannis, të aprovojë një hetim penal kundër ministrit të Brendshëm, për shkak të akuzave se ka favorizuar të dyshuar në një çështje të gjerë përvetësimi dhe shpërdorimi të pushtetit.

Ministri i Brendshëm Petre Toba është pjesë e kabinetit teknokrat, që ndodhet në pushtet që prej muajit nëntor, kur protestat masive në rrugë pas zjarrit vdekjeprurës në një klub nate detyruan largimin e kabinetit të mëparshëm të udhëhequr nga të majtët.

Toba është i fundit ndër figurat e larta që do të hetohet për llogari të skandalit të korrupsionit, hetime që janë lavdëruar nga Komisioni Europian dhe që e mbajnë sistemin rumun të drejtësisë ende nën monitorim special.

Ministri vet nuk ka bërë ende asnjë koment. Prokurorët thonë se Toba ka refuzuar të ofronte dokumente të klasifikuara (apo t’i deklasifikonte ato) në favor të një çështjeje kundër zyrtarëve të dikasterit të drejtuar prej tij, që merren me shërbimin sekret “DIPI”. Ata janë duke hetuar akuzat për shpërdorim detyre dhe përvetësim të fondeve, që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një humbje prej 410 mijë lei, ap 103 mijë dollarësh.

Kjo çështje, e cila u paraqit në gjykatë në muajin maj, tregoi se zyrtarë të “DIPI”-t kanë devijuar drejtimin e disa fondeve që ishin dhënë për sigurinë kombëtare, drejt blerjes së disa sendeve sportive, disa librave dhe një sobe elektrike, në vlerën e 17 mijë lei, apo 4.200 dollarëve.

Duke refuzuar të deklasifikonte dokumentet, Toba akuzohet se ka ndihmuar të dyshuarit në atë çështje gjyqësore, thonë prokurorët. Bazuar mbi legjislacionin rumun, ministrat mund të hetohen vetëm pas miratimit të presidentit. Iohannis, me të gjitha gjasat do ta miratojë kërkesën në fjalë të prokurorëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.