☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.92 ▲3.72%
ARI 4,749 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,231 ▼ -0.88% ETH $2,182 ▼ -3.44% XRP $1.3346 ▼ -3.51% SOL $82.2300 ▼ -2.99%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.92 ▲3.72 % ARI 4,749 ▼0.58 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.92 ▲3.72 % ARI 4,749 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Rumunët s’ndalen me protestat. Kërkohet dorëheqja e qeverisë

Edhe pas tërheqjes së ligjit të debatueshëm, që dekriminalizon veprimet korruptive të zyrtarëve, rumunët nuk dorëzohen. Plot 500 mijë vetë dolën nëpër rrugë në mbarë vendin, të pakënaqur edhe nga varianti i rishikuar i ligjit, që do të kalohet për miratim në Parlament.

Një pjesë e tyre përsërisnin thirrjet për largimin e kabinetit qeveritar të kryeministrit Sorin Grindeanu. Protestat e ditëve të fundit në Rumani kanë qenë më të mëdhatë e organizuara ndonjëherë në vend, që nga përmbysja e komunizmit në vitin 1989.

Pas takimit urgjent të ekzekutivit të dielën, Grindeanu deklaroi në televizion se nuk e dëshironte përçarjen e vendit dhe se do të tërhiqte projektligjin, ku parashikohej shfajësimi i politikanëve për shkelje me fondet që mbërrinin deri në shumën 47.800 dollarë.

Për kritikët, një hap i tillë do të mundësonte lirimin e politikanëve të korruptuar e do të inkurajonte për më tepër zyrtarët të vidhnin ende nga fondet publike. Zemërimi i njerëzve është i qartë.

“Uroj shumë që kjo qeveri të bjerë. Kjo nuk është ajo që ne duam, sepse janë zero në çdo gjë. Nuk ka asnjë lloj respekti për ne dhe nuk ka asnjë grimë dinjitet”, tha një protestues.

Presidenti Klaus Johannis ishte një nga kritikët më të fortë të dekretit. Ai e quajti “ditë zie” momentin e njoftimit të projektligjit, e tha se deri në ditën e fundit në detyrë do të luftojë për rivendosjen e shtetit ligjor. Presidenti rumun është kërcënuar disa herë me shkarkim nga posti prej krerëve të Partisë populiste Socialdemokrate dhe aleatëve të saj liberalë në koalicionin qeverisës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.