☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,663 ▲ +0.98% ETH $2,318 ▲ +3.25% XRP $1.3719 ▲ +0.82% SOL $86.0900 ▲ +1.1%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Bota

Rusia i përgjigjet Pence: SHBA në ideologjinë e luftës së ftohtë

Pas deklaratave të zv. presidentit amerikan Mike Pence, gjatë punimeve të samitit të Kartës së Adriatikut, i cili akuzonte Rusinë në përfshirje në punët e brendshme të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka reaguar Moska zyrtare.

Me anë të një deklarate të Ministrisë së Jashtme ka akuzuar Uashingtonin se është duke rrëshqitur në ideologjinë primitive të “Luftës së Ftohtë”.

“Ti imponosh vendeve të Ballkanit zgjedhjen shkatërruese ‘O me Perëndimin, o me Rusinë” në mënyrë të pashmangshme çon në tensione në rritje në kontinentin evropian dhe destabilizon situatën në rajon të shteteve të veçanta”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Më tej, Moska vijon duke i kujtuar Shteteve të Bashkuara se ishin ata dhe aleatët e tyre që shkelën ligjet ndërkombëtare në vitin 1999, ku sipas Rusisë, përdorën forcën për të ndarë Kosovën nga Serbia.

Po ashtu, për Moskën, Amerika është përgjegjëse për shpërfilljen e interesit të shumicës së qytetarëve të Malit të Zi, duke formalizuar anëtarësimin e këtij vendi në NATO. Ministria e Jashtme shkon dhe më tej, kur sipas saj SHBA dhe BE injoruan vullnetin e votuesve maqedonas dhe nuk lejuan shumicën e dalë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016 që të formonte qeverinë. Duke renditur të gjitha këto fakte, MPJ ruse duke shtruar pyetjet se kush po ndikon më shumë në Ballkan, Moska apo Uashingtoni, kërkon nga diplomatet amerikane të ndalojnë demonizimin e Rusisë dhe politikës së saj të jashtme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.