☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,651 ▼0.33%
DOW 46,685 ▲0.02%
NASDAQ 22,151 ▼0.72%
NAFTA 98.36 ▲2.75%
ARI 5,048 ▼1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,221 ▲ +1.88% ETH $2,105 ▲ +2.51% XRP $1.4005 ▲ +1.91% SOL $88.9800 ▲ +3.44%
S&P 500 6,651 ▼0.33 % DOW 46,685 ▲0.02 % NASDAQ 22,151 ▼0.72 % NAFTA 98.36 ▲2.75 % ARI 5,048 ▼1.53 % S&P 500 6,651 ▼0.33 % DOW 46,685 ▲0.02 % NASDAQ 22,151 ▼0.72 % NAFTA 98.36 ▲2.75 % ARI 5,048 ▼1.53 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Rusia: Mbështesim popullin grek, shpresojmë në një marrëveshje me kreditorët

putin-cipras-301x200Presidenti rus, Vladimir Putin i shprehu sot kryeministrit grek, Aleksis Cipras mbështetjen e tij për popullin grek përballë vështirësive që duhet të kapërcejnë, sipas Kremlinit.

“Vladimir Putin shprehu mbështetjen për popullin grek përballë vështirësive që vendi duhet të kapërcejë”, sipas një komunikate të presidencës ruse pas një bisede telefonike mes dy drejtuesve Putin dhe Cipras.

”Ata diskutuan gjithahstu për disa çështje të lidhura me zhvillimin e bashkëpunimit ruso-grek”, sipas Kremlinit.

Gjithashtu zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov deklaroi më herët se shpresonte që Greqia do të mund të arrinte një kompromis me kreditorët evropianë, pas fitores së ”jo”-së në referendumin grek.

“Ne dëshirojmë për partnerët tanë grekë të arrijnë sa më shpejt të jetë e mundur kompromisin e nevojshëm me kreditorët dhe të marrin vendime që do të kontribuojnë në mënyrën më të mirë për stabilitetin ekonomik dhe social të vendit”, deklaroi Peskov, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve TASS.

Grekët votuan masivisht ”jo” gjatë referendumit për reformat dhe shkurtimet buxhetore kërkuar nga kreditorët e Athinës në këmbim të një ndihme të re financiare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.