☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 96.55 ▲2.19%
ARI 4,443 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,415 ▼ -4.57% ETH $1,991 ▼ -4.26% XRP $1.3338 ▼ -2.95% SOL $83.0300 ▼ -5.61%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Rusia refuzon pjesëmarrjen në samitin për sigurinë bërthamore

rusi-samitRusia njoftoi sot se nuk do të merrte pjesë në samitin për sigurinë bërthamore që do të zhvillohet në vitin 2016 në SHBA duke vënë në dyshim dobinë e tij dhe duke dënuar rolin dominues në këtë çështje të SHBA-së.

“Ne nuk e shikojmë të mundshme pjesëmarrjen në përgatitjet e samitit të katërt për sigurinë bërthamore”, njoftoi dje në mbrëmje Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

Moska, që theksoi se kishte informuar në mes të muajit tetor palën amerikane për këtë vendim, shpjegoi se tre samitet e mëparshme në Uashington (2010), Seul (2012) dhe Hagë (2014) kanë përfunduar me progrese domethënëse për sigurinë bërthamore, por pjesëmarrja politike në samit nuk është aktualisht e favorshme.

Moska dënoi rolin dominues të SHBA-së si dhe të Koresë së Jugut dhe Holandës që kanë organizuar samitet e mëparshme, në përgatitjen e dokumenteve zyrtare, që Rusia i konsideron si një diskriminim flagrant i vendeve të tjera.

Ajo ndjehet e indinjuar që dokumentet përfundimtare të samitit 2016 do të shërbejnë si bazë për punën e organizatave ndërkombëtare të tilla si OKB, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (AIEA) apo Interpoli.

“Ne mendojmë se është e papranueshme krijimi i një ndërhyrjeje të jashtme të pazakontë në punën e organizatave ndërkombëtare, që kanë një ekspertizë më solide dhe që mbështetet në proceset demokratike”, vijon komunikata.

Ministria njoftoi gjithashtu se Rusia do të rrisë tashmë shtrirjen e bashkëpunimit me AIEA, agjenci nën drejtimin e OKB-së.

Samiti i ardhshëm kushtuar sigurisë bërthamore do të zhvillohet në Çikago, në SHBA në vitin 2016.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.