Sa e fuqishme është pashaporta juaj: Shqipëria e 40-ta nga 199 vende botërore
Indeksi i Pasaportave, i bërë publik së fundmi nga Forumi Ekonomik Botëror, nxjerr pikat kryesore atribuuar secilit pashaportë-mbajtës, që mund të vizitojë vende pa nevojën e vizave. Indeksi ekzaminon 199 pashaporta në total, 193 prej të cilëve janë e pjesë të Kombeve të Bashkuara.
Amerikanët dhe Britanikët mund të vizitojnë në total 147 shtete pa nevojën e një vize. Të fundit në listë janë Palestina, ishujt Solomonë, Sao Tome, Mianmar dhe Sudani: shtetasit mund të vizitojnë në total 28 shtete.
Shqipëria renditet e 40-ta në listë, numri i shteteve të cilat mund të vizitojë pa vizë janë 93. Edhe analizuar sipas ngjyrës së dhënë secilit shtet në hartën botërore, vendi ynë ndodhet në një të mesme të artë, bazuar pikërisht nga fleksibiliteti i të udhëtuarit pa viza.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.