Sa të jetë i lire Berisha, grushta dhe mosbindje do të ketë

Bllokimi i seancës së Kuvendit dhe skena e boksit midis deputëve Bledjon Nallbati,grupi i Rithemelimit dhe socialistit Vullnet Sinaj, bashkë me orvatjet e Flamur Nokës për të moslejuar deputetët socialistë të flisnin, nuk ishte skenar i papritur. Luani i demokratëve ka deklaruar se kryengritja, rrebelimi ose mosbindja civile do të vijojnë deri në vitin 2025 kur ata thonë se kanë për të rrëzuar qeverinë e Ramës. Asnjëherë nuk thonë se me votat e popullit do të rivijmë në pushtet, sepse lejtmotivi i tyre është vetëm dhuna. Kryedhunisti i tyre kuptohet që është Berisha, të cilin e ndjekin pak idhtarë që janë mjaftueshëm për të bllokuar funksionimin normal të Kuvendit, duke prishur keqas edhe imazhin e politikës sonë dhe të Shqipërisë. Ata kanë guximin e marrë kur thonë se qëllimi i tyre është pikërisht bllokimi i seancave të Kuvendit. D.m.th. duan ta lënë vendin pa lagjislativ në mënyrë që atyre t’u bashkohet dhe populli, medemek KRYENGRITËS…



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.