☁️
Tiranë 20°C · Vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,095 ▲ +0.37% ETH $2,505 ▲ +0.34% XRP $1.3961 ▼ -0.94% SOL $109.6600 ▼ -0.25%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Politika

Salianji ‘sfidon’ Berishën para referendumit: Do mbush sheshet, mbi 30 deputetë janë me mua!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi mbrëmjen e djeshme, 22 maj, në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj në Klan News se gëzon mbështetjen e shumicës dërrmuese të grupit parlamentar demokrat. Sipas tij, bëhet fjalë për më shumë se 30 deputetë.

Ai u shpreh se nuk ka arsye të publikojë emrat e deputetëve që e mbështesin, pasi sipas tij në Partinë Demokratike nuk është zhvilluar një garë reale.


“Shumica dërrmuese (e grupit parlamentar) më mbështesin mua. Janë më shumë se 30 deputetë, por nuk keni pse më kërkoni emra sepse Sali Berisha nuk la garë. Për çfarë t’i ekspozoj unë ata kur këtu nuk ka garë që të bëhej fushatë për njërin ose tjetrin. Në kushtet e uzurpimit do të luftosh me elementët dhe taktikat që ka lufta në uzurpim. Unë do të mbush sheshet dhe do të tregoj që kam mbështetje se sa ky zotëria”, tha ai referuar kryedemokratit Sali Berisha.

Sot demokratët po marrin pjesë në referendumin për kryetarin aktual të partisë në procesin që zgjat nga ora 08:00-18:00. Pretendentët për kandidatë që u skualifikuan nga gara, kanë hedhur akuza për “pushtim” të partisë më të madhe opozitare.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.