“Mos e legjitimoni këtë farsë”/ Berisha e përjashtoi, Kokalari thirrje për bojkot: Vota juaj s’ka kuptim, ju duan aty
Pasi Sali Berisha nuk e lejoi që të merrte pjesë në garën për kreun e Partisë Demokratike, Evi Kokalari ka bërë thirrje për bojkot të procesit zgjedhor.
Aktivistja thotë se Berisha dhe Albana Vokshi kërkojnë sot prezencën e anëtarësisë sa për sy e faqe dhe se vota e tyre nuk ka asnjë vlerë për ta. Madje, ajo ka publikuar dhe disa biseda nga Whatsapp teksa thotë se Vokshi përcaktonte paraprakisht listat se kush duhej votuar për t’u bërë pjesë e kryesisë.
Reagimi i Evi Kokalarit:
Asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme bojkotimi i Sali Berishës dhe klanit të tij sesa sot.
Demokratë: BOJKOTONI, BOJKOTONI, BOJKOTONI.
Këto zgjedhje janë pa asnjë vlerë dhe do të konfirmohet shumë shpejt si të tilla.
Duke filluar që më 21 shtator 2021, kam mbështetur një ndryshim radikal në PD, hapjen e saj dhe ruajtjen e meritokracisë. Por çdo garë është manipuluar dhe vjedhur.
Vota juaj nuk ka asnjë kuptim. Berisha dhe Vokshi ju duan aty vetëm për sy e faqe, ndërsa edhe për zgjedhjet e kryesisë, Vokshi përcaktonte paraprakisht listat se kë do të votonit. Një draft fillestar i zgjedhjeve të 28 majit 2022, që ishin zgjedhje për kryesinë, (fotot më poshtë) tregojnë qartë se cilët ishin emrat e përzgjedhur nga Berisha & co.
Atëherë, pse bëheni pjesë e kësaj farse?
Bëni edhe pak durim!!
Seanca ime e parë në gjykatë është të hënën. Edhe këtë betejë do ta fitojmë. Personalisht ju kam premtuar meritokraci dhe primare, dhe kam katër vite rekord lufte për të mbrojtur të drejtat tuaja.
Sot bojkoti shërben thjesht për t’i dëmtuar optikën teatrale që Berisha po mundohet t’i shesë publikut. Mos i jepni legjitimitet kësaj farse.
Doni realisht që Albana Vokshi t’ju vjedhë votat siç ka bërë gjithmonë? Tregoni dinjitet dhe qëndroni larg këtij lloj mashtrimi.
Ju meritoni shumë më shumë se kaq.
Love
Evi
p.s. Fotot më poshtë janë lista fillestare për kryesinë që u ‘zgjodh’ në Maj 2022.
Ja, kaq vlen vota juaj!!




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.