Rajoni

Samaras: Ulje tjetër taksash nëse ”Demokracia e re” fiton zgjedhjet

Me mesazhin e optimizmit se ”Demokracia e re” do t’i fitojë sërish zgjedhjet parlamentare e filloi fjalimin e tij në stadiumin e mbyllur të Marusit kryeministri grek, Antonis Samaras.

samaras“Do të fitojmë sepse besojmë tek Evropa”, theksoi Samaras.

Duke marrë shkas nga deklarata e presidentit të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi se aksesi në kapitale nënkupton marrëveshje për programin e radhës, Samaras tha se “flasim për marrëveshje, për respektim të rregullave. Mirëpo disa të tjerë po thonë se do të fillojë gjithçka nga e para. Këto çojnë në daljen nga zona euro”.

Samaras u angazhua se nuk do të ketë asnjë ulje në pensione dhe në të ardhura.

“Garantoj se ENFIA (taksa unike e pasurisë së patundshme – shën. përkth.) do të ulet edhe më tej në 2015-ën dhe do ta disbursojmë drejtpërdrejt në pushtetin lokal. Garantoj se do të rikthehet pensioni për minoritarët. Do ta bëjmë sepse ekonomia u fut në rrugën e zhvillimit dhe mund të rezistojë pa deficite. Ne arritëm një reduktim pa precedent të borxhit, me interesa të ulëta. Kur flas për reduktime tatimore, i kemi përllogaritur, do t’i ulim në 15 për qind nga 25 për qind. Në të ardhurat, nga 42 për qind do t’i çojmë në 35 si dhe do të ulim koeficentët më të lartë të TVSH-së”, theksoi kryeministri grek, Antonis Samaras

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button