Ekonomia

Samiti i Energjisë-Ahmetaj: Reformat synojnë rritjen e kapaciteteve prodhuese

Samiti për energjinë, naftën dhe gazin “Albania Oil, Gas e Energy 2015”, vijon ditën e dytë të punimeve në Tiranë

 Ministri-i-Zhvillimit-Ekonomik-Tregtisë-dhe-Sipërmarrjes-Arben-Ahmetaj-gjate-takimit-ne-kuader-te-javes-italiane-ne-Shqiperi-Foto-Florian-Abazaj1-525x3501Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, u shpreh sot se reformat që po ndërmerr qeveria në sektorin e energjisë kanë dhënë impakt pozitiv në treguesit e ekonomisë, ndërsa ato synojnë rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend dhe uljen e importit energjetik.

I pranishëm në panelin e diskutimeve, në ditën e dytë të punimeve të samitit për energjinë, naftën dhe gazin ““Albania Oil, Gas e Energy 2015”, që po zhvillohet në ambientet e Hotel Sheraton në Tiranë, ministri Ahmetaj u shpreh në fjalën e tij se, Shqipëria synon që brenda 10-15 viteve të mos blejë apo importojë më energji, por ta prodhojë vetë atë.

Ai theksoi rëndësinë e menaxhimit të resurseve dhe potencialeve që ka vendi ynë, ndërsa nënvizoi rëndësinë e projektit TAP, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin. Sipas tij, në këtë mënyrë do të rriteshin kapacitetet prodhuese të energjisë në vendin tonë si dhe paratë do të mbeteshin në Shqipëri dhe do të shkonin për qytetarët.

“Kur flasim për energjinë elektrike, ne kemi qenë vend importues për të paktën 1 dekadë. Por nëse bëjmë gjënë e duhur do të ketë shumë zhvillime, që brenda 10-15 vite të kemi kapacitete më të mira. Nëse nuk do të shpenzojmë para për të blerë energji jashtë vendit tonë, është një lajm shumë i mirë, sepse do të thotë se kemi kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energji të mjaftueshme dhe se paratë do të qëndrojnë këtu për qytetarët”, tha ai.

Samiti për energjinë po vijon punimet me diskutimet e ekspertëve dhe përfaqësuesve të ndryshëm të linjës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button