Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,775 ▲ +0.41% ETH $2,002 ▼ -0.04% XRP $1.3366 ▼ -0.3% SOL $82.4200 ▼ -0.91%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Sauditët vazhdojnë bombardimet në Jemen, dobësohen pozicionet e rebelëve

Ministri i Jashtëm i Jemenit deklaroi se sulmet ajrore të koalicionit të drejtuar nga sauditët kundër rebelëve shiitë huthi duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

1427462994jemeni-bombaRiad Yassin është i bindur në domosdoshmërinë e një fushate të shkurtër të përqendruar për dobësimin e kryengritësve që detyruan presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohet jashtë kufijve. Ka pasur një seri sulmesh të reja ajrore gjatë natës, të cilat mësohet teë kenë vënë në shënjestër mjaft pozicione të luftëtarëve huthi.

Arabia Saudite i nisi një ditë më parë ato që u përshkruan si veprime ushtarake në mbrojtje të qeverisë së Hadit ndaj militantëve shiitë, të mbështetur prej Iranit. Rebelët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin Sanaa që prej shtatorit e gjatë fundjavës pushtuan edhe qytetin strategjik të Taizit.

Jemeni është në krizë prej vitesh, por vendi më i varfër në Gadishullin Arabik nuk i ka interesuar më parë bashkësisë ndërkombëtare. Pasojat po duken vetëm tani. Rebelët janë duke u fuqizuar gjithmonë e më shumë, ata shpërndanë Parlamentin, detyruan kreun e shtetit të merrte arratinë e së fundi po i afrohen edhe qytetit jugor të Adenit.

Huthit rrjedhin nga zaiditët shiitë, që përbëjnë rreth një të tretat e popullsisë jemenite dhe janë të vendosur në veri të vendit. Prej kohësh, ata luftojnë për t’u bërë pjesë e pushtetit. Që prej luftës civile të viteve 1960 në Jemen, shiitët ndjehen të margjinalizuar nga shumica sunite dhe tani mendojnë se ka ardhur momenti i revanshit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.