☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,735 ▲0.17%
DOW 52,472 ▲0.18%
NASDAQ 26,484 ▲0.02%
NAFTA 102.76 ▲2.86%
ARI 4,069 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,264 ▲ +0.66% ETH $2,361 ▲ +0.56% XRP $1.3287 ▲ +0.42% SOL $102.2800 ▲ +1.07%
S&P 500 7,735 ▲0.17 % DOW 52,472 ▲0.18 % NASDAQ 26,484 ▲0.02 % NAFTA 102.76 ▲2.86 % ARI 4,069 ▼0.13 % S&P 500 7,735 ▲0.17 % DOW 52,472 ▲0.18 % NASDAQ 26,484 ▲0.02 % NAFTA 102.76 ▲2.86 % ARI 4,069 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko: Proçesi i integrimit shtytës i fortë për arritjen e objektivave strategjik

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e 9-të për vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, me temë “Ndryshimi i mjedisit gjeopolitik – ndikimet ekonomike për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, organizuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), në Frankfurt, Gjermani.

Kjo konference është një forum në të cilin diskutohen problemet kryesore ekonomike dhe financiare në rajon, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të bankave qendrore të vendeve të Bashkimit Evropian (BE), të vendeve kandidate e të atyre kandidate potenciale për BE, përfaqësuesve nga institucione evropiane dhe ndërkombëtare (si Komisioni Evropian, FMN, BERZH, OECD), si dhe përfaqësuesve nga bota akademike.
Guvernatori Sejko ishte pjesë e panelit të sesionit me temë “Një këndvështrim më afatgjatë – ndryshime të mundshme strukturore në të ardhmen”.

Për sa i përket Shqipërisë, Guvernatori theksoi se procesi i integrimit evropian përbën një objektiv strategjik afatgjatë. “Ky proces është një shtytës i fortë për reformat strukturore, për konvergimin e plotë me standardet e BE-së të institucioneve vendase, si dhe për përfarimin e përgjithshëm të politikave dhe rregulloreve. Të gjitha këto veprime do të përmirësojnë thellësisht klimën e biznesit, do të tërheqin investime të huaja dhe do të rrisin produktivitetin e përgjithshëm të ekonomisë sonë.”- tha Guvernatori.

Ne konference, Guvernatori Sejko iu përgjigj pyetjeve të pranishmëve mbi çështje të lidhura me flukset e kapitalit dhe investimet e huaja, ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tyre në ekonomi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.