☁️
Tiranë 32°C · Vranët 30 June 2026
S&P 500 7,491 ▲0.69%
DOW 52,318 ▲0.26%
NASDAQ 26,149 ▲1.27%
NAFTA 70.02 ▼1.03%
ARI 4,044 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $58,256 ▼ -2.37% ETH $1,562 ▼ -0.92% XRP $1.0324 ▼ -1.09% SOL $72.7700 ▼ -0.42%
S&P 500 7,491 ▲0.69 % DOW 52,318 ▲0.26 % NASDAQ 26,149 ▲1.27 % NAFTA 70.02 ▼1.03 % ARI 4,044 ▲0.12 % S&P 500 7,491 ▲0.69 % DOW 52,318 ▲0.26 % NASDAQ 26,149 ▲1.27 % NAFTA 70.02 ▼1.03 % ARI 4,044 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Projektet hekurudhore/ Liko: Kemi filluar edhe trajnimet për të patur një staf të kualifikuar punonjësish

Shtrirja e rrjetit të hekurudhave po kthehet në prioritet për vendin tonë. Në një intervistë për RTSH, drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave, Gentian Liko tregon projektet e mbështetura nga BE.

Tashmë kemi filluar me projektin Tiranë- Durrës- Rinas, projekti i parë që po implementohet sipas standarteve të BE. Jemi duke bërë edhe lidhjen me aeroportin e Rinasit, i dyti do të jetë Vorë-Hani i Hotit, 120 km, korridori i tetë është i gatshëm për të investuar nëpërmjet BE, të cilin e kemi ndarë në dy segmente, Durrës- Rrogozhinë prej 34 km dhe Rrogozhinë-Pogradec prej 120 km. Ndërkohë që edhe qeveria shqiptare sëbashku me atë të Kosovës kanë në axhendë edhe një linjë hekurudhore”, deklaron ai.

Por këto investime vijnë edhe me trajnime duke patur parasysh që vendi ynë ka dy dekada që nuk përgatit më staf të kualifikuar për të punuar në hekurudha e aq më shumë me sinjalistikën e kohës.

Kemi trajnime te ndryshme, jemi në diskutime me Universitetin e Durrësit apo dhe Politeknik të Tiranës për të hapur kurrikula të veçanta vetëm për hekurudhën. Jemi duke ngritur qendra të ekselencës që do të shërbejë vetëm për trajnimet hekurudhore”, tha Liko.

Liko bën me dije se duke qenë se projektet hekurudhore janë afatgjate “të rinjtë duhet ta mendojnë si një alternativë e mirë punësimi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.