Sekretari britanik i Mbrojtjes thotë se Kievi nuk duhet t’i trajtojë aleatët “si Amazon”
Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë thënë Kievit se “ne nuk jemi Amazon”, tha sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, duke sugjeruar se aleatët që i ofrojnë ndihmë Kievit duan “mirënjohje” në këmbim.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, ka shprehur frustrinimin e tij me ngurrimin e shteteve të NATO-s që t’i ofrojnë shtetit të tij afat për pranim në aleancë.
Shumë aleatë perëndimorë, përshirë SHBA-në dhe Qeverinë britanike, kanë qenë mbështetës të zëshëm të Ukrainës.
Mbretëria e Bashkuar i ka dërguar Kievit pajisje ushtarake, që Ukraina të vazhdojë të mbrohet nga forcat ruse.
Wallace, që mori pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius, tha se disa aleatë që i kanë ofruar mbështetje ushtarake Kievin “ duan të shohin mirënjohje”
Ai tha se SHBA-ja dhe Britania i kanë thënë Ukrainës se “ne nuk jemi Amazon”, referencë për gjigantin e shitjeve online. Ukraina vazhdimisht kërkon që aleatët t’i dërgojnë më shumë armë.
“Këshilla ime për ukrainasit… ju po kërkoni nga shtetet që t’iu japin armë nga stoqet e tyre. Po, ju po luftoni jo vetëm për vete, por edhe për lirinë tonë. Por, nganjëherë duhet të bindni politikanët në Amerikë. Nganjëherë duhet të bindni politikanët dyshues në shtete të tjera dhe e gjithë kjo ja vlen kur merrni diçka në këmbim dhe po ashtu të përfitojnë diçka. Ky është realiteti”, tha ai.
Gjatë takimit të mërkurën me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, Zelensky tha se “jam mirënjohës ndaj kryeministrit dhe Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e Ukrainës për pranim në NATO dhe për ofrimin e garancive efektive të sigurisë gjatë periudhës para anëtarësimit në aleancë”.
Ukraina po përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022. Në samitin e NATO-s, Kievit nuk i është dhënë një afat kohor se kur mund të anëtarësohet, por Ukrainës i është mundësuar një thjeshtëzim i procedurave për anëtarësim në aleancë.