Kronika

Sekretari i Koço Kokëdhimës kërkon seks me të miturën në këmbim të një vendi pune

Skandali në Sarandë

Përgjimi në zyrën e Agron Canes me nënën e katër fëmijëve

AGRON-CANENjë skandal seksual është zbuluar në Sarandë, ku sekretari i deputetit socialist, Koço Kokëdhima, në shkëmbim të një vendi pune, i ka kërkuar një nëne me katër fëmijë marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 14 vjeçe. Rasti është zbuluar nga një investigim i realizuar gjatë ditëve të fundit, pasi nëna e ve kishte kërkuar ndihmën e medias, me qëllim që asnjë grua të mos bjerë pre e ofertave të tilla.

E. G., nëna e katër fëmijëve të mitur, kishte besuar se tashmë punësimi mund të sigurohet lehtësisht falë çeljes së zyrës së deputetit socialist të Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima. Në fillim të muajit mars, E. G. ka takuar sekretarin e deputetit, Agron Cane, për të kërkuar punë. Ai është treguar i gatshëm për ta ndihmuar këtë grua pa burrë. “Im shoq u aksidentua në punë teksa punonte si murator pesë vite më parë. Ai përfundoi i vdekur në trotuar nga skela e objektit në ndërtim”, tregon E. G., me pak fjalë historinë. Ajo thotë se gjendja e saj ekonomike është vështirësuar pas tragjedisë. “Jetoj si mos më keq, por ka njerëz që të kërkojnë nderin e vajzës për një vend pune”, thotë ajo. Sipas saj, sekretari i deputetit Koço Kokëdhima, Agron Cane, ka kërkuar të bëjë dashuriçka me vajzën e saj në këmbim të të mirave materiale.

Më tej, E. G. ka kërkuar në media ta ndihmojnë me një kamerë të fshehtë, pasi siç është shprehur ajo, donte të jepte një lajm për të kuptuar se çfarë ndodh me njerëzit në nevojë kur shkojnë të kërkojnë punë. “Aman të lutem më ndihmo! Kam shkuar shumë herë për të qarë hallet e mia te sekretari dhe kërkon si kusht dashuriçka”, thotë e përlotur E. G. “Nuk dua t’i jap atij qenit gjënë më të shtrenjtë”, thekson ajo, ndërsa shton se “nuk ka turp më të madh për një burrë 60-vjeçar të të poshtërojë vajzën”.

Investigimi

Agron Cane, ish-ushtarak, i martuar dhe me dy fëmijë, kërkon të mbizotërojë në çdo aspekt jetën e E. G., madje, siç thotë ai, në kamerën e fshehtë: “Vajzën do ta mbaj si një lule. Ti tashmë i kalove të gjitha vështirësitë dhe ke forcë”, i jep zemër nënës së 14-vjeçares, Agron Cane. Agroni shprehet i gatshëm ta ndihmojë këtë familje, pasi të zgjidhet kryebashkiaku i Sarandës. Gjatë bashkëbisedimit midis dy protagonistëve, që u zhvillua në katin e dytë në selinë lokale të Partisë Socialiste që ndodhet pranë muzeut të qytetit bregdetar, Agroni tregon shenjat e lumturisë, pasi mendon se e ka arritur qëllimin e tij shtatëmujor. “Unë, ti dhe vajza do t’i hipim krevatit të tre. T’i mos çaj kokë”, i jep siguri Agroni, nënës së 14-vjeçares.

Agroni, i cili hiqet si i çmendur pas trupit të nxënëses së klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare, mundohet të hiqet si profesionist në lëndën e seksit. Më tej, Agroni shprehet se seksi është gjëja më e bukur, ndërsa besimi për të duhet të jetë maksimal, pasi, siç thotë ai, është burrë i pjekur dhe i pëlqen të bëj dashuriçka me vajzat e vogla. “Ti mos e çaj kokën. Vajza jote më është fiksuar. Shoqet e saj e kanë bërë shpejt këtë punë. Këtë ta jap me firmë. Ajo do të çlirohet se ka shumë hormone, vajza ka nevojë për seks”, këshillon Agron Cane nënën e 14-vjeçares gjatë takimit të regjistruar. Madje, ai tenton ta bindë në të gjitha format e mundshme nënën e katër fëmijëve, që t’i çojë vajzën në grevat. “E di si është puna e femrës, si puna e Vasilikojit, sa më shumë ujë, gjethja bëhet më e mirë, ndërsa femra sa më herët të kryejë seks, aq më e freskët është”, shprehet ai në përgjim. Madje, Agroni shton se vajza nuk do të pësojë asgjë gjatë marrëdhënieve seksuale, dhe për të bindur nënën e saj, shprehet se 14-vjeçares do t’i pjellë kokoshi, ku nënkupton të mirat materiale që do të përfitojë, pasi ai të zgjidhet kryebashkiaku i Sarandës. “Nuk dua të them shumë fjalë se mburrem, por po deshi Zoti dhe unë zgjidhem kryetar i bashkisë, dije se vajza jote do të shikojë të ardhmen”, shprehet Agron Cane.

Më tej, ai i kërkon nënës së vajzës së mitur të ketë besim, pasi nëse ajo (nëna) nuk ka besim njëherë, atëherë vajza nuk do të ketë dhjetë herë. Gjatë investigimit, Agroni i është lutur dy herë E. G., t’i telefonojë 14-vjeçares të shkojë në zyrë, pasi thjesht do ta përgatisë për aktin final. “Ti vajzën e ke në kontroll të plotë. Unë të shikoj në sy. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoi të vijë, unë e pres me padurim”, thotë Agron Cane. Në vijim të bashkëbisedimit, Agroni tregon se në zyrën e tij me dhjetëra femra janë lutur për të bërë seks me të, por nuk i ka pranuar, pasi thotë se nuk është maniak seksual. “Unë nuk jam maniak, pasi kam një grua në shtëpi. Mua më pëlqen gjëja e bukur dhe këtë e bëj me kënaqësi”, rrëfen Agron Cane në kamerën e fshehtë.

Epilogu

Nuk ka gjë më të rëndë për një nënë të dorëzojë me dorën e saj nderin e familjes, madje kur këtë e kërkon një person, i cili mban një funksion të caktuar. “Abuzimi me pushtetin dhe me njerëzit në nevojë është krimi më i rëndë që i bëhet shoqërisë”, thotë një psikologe nga Saranda, e cila për të respektuar anonimitetin e vajzës 14-vjeçare preferon të mos identifikohet. Sipas saj, ky pervers, njëherazi pedofil, nuk e ka vendin në shoqëri. “Agron Cane ligjërisht ndoshta nuk dënohet me burg, por moralisht e meriton një ndëshkim, pasi kemi të bëjmë me njerëz krejtësisht të papërgjegjshëm dhe me imoralitet të dobët”, thotë psikologja, pasi pa me vëmendje kamerën e fshehtë. Psikologia thekson se këto ngjarje nuk kanë zbulueshmëri qysh në zanafillë, pasi episodet ndodhin në rrethana dhe në kushte të paimagjinueshme. Po ashtu, ka dyshime se Agron Cane është person që ka prirje në pedofili, pasi disa vite më parë, kur ai ishte kryekomandant i brigadës në Sarandë, është identifikuar për një ngjarje të tillë, por u mbyll me një vërejtje, për të mos diskredituar atëherë ushtrinë shqiptare. Nëna e katër fëmijëve ka kërkuar vetëm ta diskreditojë si person, duke qenë se ajo kishte shtatë muaj që kërkonte një vend pune dhe në këmbim i kishte ardhur kjo ofertë e ulët. “Nuk dua ta besoj se Koço Kokëdhima e ka bërë sekretar për të masakruar vajza të njoma apo të gjunjëzojë nënat në nevojë, por atij nuk i falet që ka lejuar atë të abuzojë me besimin e tij. Kjo është e pafalshme”, shpjegon nëna.

Nga Telnis Skuqi

Investigim.al

Përgjimi

Investigimi

Përgjimi është kryer në zyrën e Agron Canes, sekretar i deputetit socialist Koço Kokëdhima, i cili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune për të

Biseda

“Vajzën do ta mbaj si një lule. Ti tashmë i kalove të gjitha vështirësitë dhe ke forcë”, i jep zemër nënës së 14-vjeçares, Agron Cane për të arritur qëllimin

Oferta

“Nuk dua të them shumë fjalë se mburrem, por po deshi Zoti dhe unë zgjidhem kryetar i bashkisë, dije se vajza jote do të shikojë të ardhmen”, shprehet Agron Cane

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button