☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.26 ▲1.85%
ARI 4,716 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,987 ▲ +0.25% ETH $2,100 ▲ +1.67% XRP $1.3426 ▲ +0.99% SOL $83.2000 ▼ -0.34%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.26 ▲1.85 % ARI 4,716 ▲0.8 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.26 ▲1.85 % ARI 4,716 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Sekuestro për 41 500 metra katrorë tokë në Theth

Gjykata e Shkodrës sekuestroi rreth 41 500 metra katrorë tokë në zonën turistike të Thethit. Pas dyshimeve se kjo sipërfaqe ishte regjistruar në emër të disa personave të ndryshëm, në bazë të dokumentave të falsifikuar, Prokuroria e Shkodrës kërkoi marrjen e masës sekuestro preventive.

Kjo prokurori është në përfundim të hetimit për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” për ish-kryetarin e Komunës Shalë (Theth), Dedë Tonaj dhe zyrtarët Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi. Sipas prokurorisë, ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shpërndarë këto prona në bazë të procedurave fiktive dhe joligjore. Gjatë hetimit, u zbulua se në vitin 2008, ish-Kryetari i Komunës Shalë, Dedë Tonaj, ka udhëruar nëpunësin e komunës, Tomë Shyti, me detyrë inspektori i taksave pranë komunës dhe kryeplakun Gjovalin Lokthin, që të plotësojnë formularë të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) për banorët e fshatit Theth, në një kohë që nuk është ngritur komision për ndarjen e tokës në fshat, ku këta të kenë qenë anëtarë dhe nuk është ndjekur asnjë procedurë ligjore për ndarjen e tokës për banorët e fshatit Theth.

Formularët janë plotësuar nga Tomë Shyti, i cili në rubrikën “Për komisionin e tokë në fshat” ka vënë emrin e tij dhe ka nënshkruar në këtë cilësi pa e patur atë.  Janë vulosur nga kryetari i Komunës Shalë, Tomë Shyti dhe nga kryeplaku në atë periudhë kohe, shtetasi Gjovalin Lokthi, duke i dhënë këtyre akteve vlerën e dokumentave zyrtarë. Krahas të tjerëve, rezulton se me to u është dhënë pronësia për tokat në fshatin Theth edhe personave apo familjeve që nuk janë banorë të këtij fshati apo që kanë lindur shumë vite pas 1991.

Ish-kryetari u ka dhënë tokë edhe fëmijëve të tij. Në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se, në bazë të këtyre akteve joligjore, janë regjistruar në Hipotekën e Shkodrës pronat në një sipërfaqe totale prej rreth 41.500 m2 në zonën e Thethit, ndërsa pjesa tjetër e pronave janë në proces regjistrimi. Për këtë arsye, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar sekuestrimin e pronave të regjistruara në hipotekë në emër të 5 personave të ndryshëm, me qëllim që të shmanget tjetërsimi i mëtejshëm i tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.