☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,856 ▲ +0.78% ETH $2,241 ▲ +1.79% XRP $1.3517 ▲ +0.2% SOL $84.4800 ▲ +1.2%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Selimi, Thaçit: Situata është serioze e jo qesharake

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, e quan qesharake mundësinë për zgjedhje të reja.

Ai thekson se opozitës po i mungon vizioni duke ripërsëritur se nuk do të ketë zgjedhje të reja, zgjerim të koalicionit e as Qeveri teknike.

Por, deputeti i lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi ka thënë se nuk do të duhej të interpretohet si qesharake diçka që është shumë serioze.

“Çështja e zgjedhjeve të parakohshme do të duhej të interpretohej nga Ministri i Jashtëm, ashtu siç është e jo siç ka dëshirë ai. Qeveria, por edhe Ministri i Jashtëm duhet ta marrin shumë seriozisht këtë situatë, sepse vërtetë situata është serioze e jo qesharake “ ka thënë, Selimi për Shqip.Press.

Thaçi, thotë se zgjedhjet e kaluara, ishin nga më të vlerësuarat dhe rezultati i tyre u pranua nga të gjitha partitë.

“Unë vlerësoj opinionet e analistëve të ndryshëm por një vlerësim i tillë është qesharak. Ne kemi mbajtur zgjedhje të shkëlqyera në qershor të vitit 2014. Gjithë spektri politik ka pranuar rezultatin. Tërheqje nuk do të ketë, as Qeveri teknike, nuk do të ketë as zgjerim të Qeverisë por natyrisht zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në qershor 2018”, ka thënë Thaçi për transmetuesin publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.