Bota

Senatori amerikan që dinte për pandeminë shiti aksionet personale

Senatori amerikan nga radhët e republikanëve, Richard Burr ka shitur aksionet personale me vlerë mbi 2 milionë dollarë në fund të shkurtit, menjëherë pas frikës së koronavirusit që rrënoi tregjet e aksioneve amerikane në nivelin më të ulët në histori.

Sipas raportit të lajmeve të NPR me qendër në SHBA NPR, senatori i Karolinës së Veriut, Burr, njëherësh edhe kryetari i Komisionit të Inteligjencës së Senatit, paralajmëroi qarqet e tij të ngushta tre javë më parë të përgatiteshin për efekte të tmerrshme ekonomike nga koronavirusi, sipas një regjistrimi sekret.

“Senatori Richard Burr shiti aksionet personale me vlerë midis 628 mijë euro dhe 1.72 milionë dollarë në 33 transaksione të ndara më 13 shkurt, para lëkundjes së fundit të tregut, tregojnë zbulimet publike”, njoftoi NPR në postimin e saj në Twitter.

“I pyetur nga NPR për koment lidhur me shitjet, zëdhënësi i tij u përgjigj: “Lol”.

“Lol” përdoret për ‘të qeshura me zë të lartë’ në mesin e adoleshentëve amerikanë dhe përdoret në gjuhën e zakonshme, dhe jo në raste zyrtare apo tekste.

NPR raportoi gjithashtu se Burr i paralajmëroi donatorët e tij “13 ditë para se Departamenti i Shtetit të fillonte të paralajmëronte kundër udhëtimit në Evropë, dhe 15 ditë para se administrata Trump të ndalonte udhëtarët evropianë”.

“Ka një gjë që mund t’ju them për këtë: Është shumë më agresiv në transmetimin e tij sesa gjithçka që kemi parë në historinë e fundit”, tha ai, sipas NPR.

“Kjo është ndoshta më e ngjashme me pandeminë e vitit 1918”.

Koronavirusi i ri i njohur si Covid-19 u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 160 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e koronavirusit e shpalli pandemi.

Nga më shumë se 244.500 raste të konfirmuara, numri i vdekjeve tani tejkalon 10 mijë ndërsa mbi 86 mijë janë shëruar, thonë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA.

Megjithë numrin në rritje të rasteve, shumica e atyre që infektohen vuajnë vetëm simptoma të lehta dhe shërohen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button