☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.59 ▲8.3%
ARI 4,702 ▼1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,076 ▼ -2.69% ETH $2,199 ▼ -3.59% XRP $1.3288 ▼ -1.8% SOL $81.8900 ▼ -3.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.59 ▲8.3 % ARI 4,702 ▼1.78 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.59 ▲8.3 % ARI 4,702 ▼1.78 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Serbi, BERZH: Ekonomia do të zgjerohet me 3.3% në vitin 2022

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) konfirmoi parashikimin për rritje prej 3.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Serbisë në vitin 2022, por uli parashikimin e rritjes për vitin 2023, në 3.3%, nga 4.0% të parashikuar në maj.

“Rritja e PBB-së parashikohet në 3.3% në vitin 2022 dhe 2023, me rreziqe në një periudhë afatshkurtër, për shkak të inflacionit të lartë, duke rënduar mbi të ardhurat e disponueshme dhe duke ulur kërkesën e jashtme, për shkak të ngadalësimit të parashikuar në tregjet e BE-së”, tha BERZH në botimin e fundit të Raportit për Perspektivat Ekonomike Rajonale.

Rritja globale e çmimeve të ushqimeve dhe naftës nxiti rritjen e normës vjetore të inflacionit në Serbi, në 13.2% në gusht. Si përgjigje, Banka Qendrore rriti normën bazë të interesit gjashtë herë deri tani në vitin 2022, nga 1% në mars, në 3.5% në shtator, tha BERZH.

Prodhimi ekonomik i rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili përfshin Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, pritet të rritet me 3.2% në vitin 2022 dhe me 3.0% në 2023.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.