☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.55 ▲8.26%
ARI 4,676 ▼2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,780 ▼ -2.96% ETH $2,194 ▼ -3.75% XRP $1.3260 ▼ -1.95% SOL $81.8100 ▼ -3.32%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.55 ▲8.26 % ARI 4,676 ▼2.33 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.55 ▲8.26 % ARI 4,676 ▼2.33 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Serbia me plan të ri në negociata? Takimi i parë Mustafa -Vuçiq në janar

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka paralajmëruar një plan të ri për Kosovën. Ndërkohë që në janar pritet takimi i parë Mustafa – Vuçiq.

Tomislav Nikolic Archivbild Januar 2014

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë në pjesën e dytë të janarit 2015, bëhet e ditur në Bruksel. Ky do të jetë takimi i parë i kryeministrave të rinj të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu me ndryshimet në personelin e Komisionit Europian pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian këtej e tutje bisedimet Beograd-Prishtinë do të drejtohen nga e ngarkuara e re e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. Pritet të shihet pra se si do të komportohet përfaqësueit e rinj në dialog, ndëkohë që nisur nga disa zhvillime të fundit, dihet se negociatat edhe në formatin e ri do të jenë të vështira. Pala serbe ka bërë të ditur këto ditë se do të hartojë një plan të ri për Kosovën, që do të jetë në kundërshtim me qëndrimet e vendeve, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Këtë konfirmoi edhe presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq, në një bisedë me mediat serbe. Ai tha se është “duke punuar intensivisht në hartimin e një plani për Kosovën e Metohinë, sepse çdo lëshim i ri do të thoshte dakordim i heshtur me humbjen e Kosovës”.

Përgjegësitë e Nikoliqit

“Por pasi kam fituar në zgjedhjet e drejtpërdrejta, nga unë pritet që gjithmonë të kem qëndrim. Jam i gatshëm që në rast nevoje – sikur edhe në rastin e platformës së mëparshme për Kosovën – të propozoj një tekst fillestar për këtë çështje. Qeveria duhet të më thotë se cilat janë mundësitë e saj e cilat jo, dhe 7r Parlamentin Evropian në këtë mënyrë duhet të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për paraqitjen para faktorit ndërkombëtar, me qëllim që edhe ata t’i mbështesin idetë tona”, theksoi Nikoliq. Sipas tij, propozimi i ardhshëm i tij “nuk do të jetë i kënaqshëm për vendet perëndimore, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Nikoliq tha se propozimin do t’ia paraqesë qeverisë serbe, e ajo duhet t’ia paraqesë kuvendit për miratim, sepse ai nuk ka të drejtë që t’i paraqesë dokuemente për miratim organit më të lartë legjislativ. “Unë dua ta ndaj fatin tim me këtë qeveri. Së bashku me Aleksandar Vuçiqin kemi ardhur në pushtet, së bashku edhe do të largohemi – nëse nuk e ushtrojmë mirë detyrën tonë”, tha Nikoliq.

BE apo Kosova?!

Presidenti i Serbisë edhe një herë përsëriti qëndrimin e tij kundër pavarësisë së Kosovës. “Nëse Brukseli pohon se duhet njohur pavarësia e Kosovës para anëtarësimit në BE, atëherë ky është një sinjal i qartë se ai nuk e do Serbinë në BE. Ndaj harmonizmi i politikës së jashtme mes Serbisë dhe BE, do të jetë shumë i vështirë, mendon Nikoliq. Ai ka pohuar së fundit se BE disa herë ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën para anëtarësimit.

Sa i përket mundësisë së sanksioneve kundër Rusisë, ai tha se “kjo do të ishte katastrofale dhe e pafalshme për Serbinë”. Nikoliq mendon se Serbia duhet të nisë bisedimet për forma të reja të bashkëpunimit ekonomik me Rusinë, pasi Moska ka hequr dorë nga ndërtimi i gazsjellësit “South stream”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.