☁️
Tiranë 15°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,034 ▼ -2.83% ETH $2,196 ▼ -2.82% XRP $1.3310 ▼ -1.71% SOL $81.9400 ▼ -3.41%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Serbia “ta harrojë”- I dërguari gjerman: Nuk do të hyjë në BE pa njohur Kosovën

Qëndrimi i Berlinit ndaj Beogradit është i prerë, dhe këtë e pohoi së fundi edhe i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin: Pa njohur Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

Duke folur për gazetën serbe Nova, Sarrazin tha se hyrja e Serbisë në familjen e vendeve europiane “nuk është e mundur as pa mediat e lira dhe demokraci”. “Ne, nga Gjermania, kemi pasur gjithmonë qëndrim shumë të qartë për këtë çështje para përfundimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, kur Serbia të vendosë për anëtarësim në BE, njohja e Kosovës do të jetë pjesë e procesit”, tha Sarrazin.

Ai shtoi se një gjë e tillë “është diçka që Gjermania gjithsesi e pret”, dhe se “kjo është shprehur qartë nga kancelari Olaf Scholz gjatë vizitës së tij në Serbi, në qershor të vitit të kaluar”. Sarrazin sqaroi se BE-ja është udhëheqësja e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe se është e domosdoshme që palët të arrijnë marrëveshje sa më shpejt që është e mundur. Ai është i dërguari i parë gjerman për Ballkanin Perëndimor, pasi kjo pozitë nuk ka ekzistuar në qeveritë e mëparshme gjermane.

BE-ja, ndërkohë ka konfirmuar se, më 20 janar, përfaqësuesi i posaçëm evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, do të udhëheqë një vizitë të diplomatëve evropianë dhe amerikanë në Prishtinë dhe Beograd. Delegacioni do të përfshijë të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë të kancelarit gjerman dhe presidentit francez, si dhe një këshilltar të kryeministres italiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.