☁️
Tiranë 16°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.63 ▲1.23%
ARI 4,622 ▼5.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,701 ▼ -3.82% ETH $2,157 ▼ -3.92% XRP $1.4495 ▼ -1.11% SOL $89.0100 ▼ -1.82%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.63 ▲1.23 % ARI 4,622 ▼5.59 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.63 ▲1.23 % ARI 4,622 ▼5.59 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Serveri i tatimeve, shfajësohet Cani: Me grupin e kontrollit është marrë shefi i kabinetit

aaIsh ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka marrë pjesë në komisionin hetimor për serverin e tatimeve. Ai është shprehur se ka zbatuar të gjitha rregullat, përfshi edhe ruajtjen e konfidencialitetit.
“Nuk ishte bërë ndonjëherë testimi i sistemit të sigurisë në serverin e tatimeve. Mu dha sinjal nga auditi për rimbursimin e TVSH-së, sipas të cilit kishte dyshimet për raste të veprimeve në sisteme të paautorizuara. Janë zbatuar të gjitha rregullat, përfshi edhe ruajtjen e konfidencialitetit”, është shprehur Cani.
I pyetur nga komisioni mbi përzgjedhjen e njerëzve në këtë grup kontrolli, Cani duke lënë të kuptohet se nuk mban përgjegjësi, tha se kjo është bërë nga këshilltari Panajot Gjiknuri, drejtori i kabinetit Spiro Brumbulli dhe Arbër Lleshi, drejtor i përgjithshëm i shërbimeve në ministrinë e Financave.

Në mbledhjene komisionit hetimor 10 ditë më parë, konkretisht më 1 mars 2016, Cani nuk morri pjesë, teksa vartësit e tij janë shprehur, se ai ishte i vetmi që kishte dijeni. 

Por në mbledhjen e komisionit hetimor të datës 1 mars 2016, ku ish ministri i Financave Shkelqim Cani nuk ishte i pranishëm, pa paraqitur ndonjë arsye,  u pyetjen e dy zyrtarëve të Ministrisë së Financave. “Unë nuk kam lidhje me proceset e auditimit, për arsye se auditimi është një mjet në duart e titullarit, që në këtë rast është ministri i Financave”, tha Gelardina Prodani, sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave. “Jam informuar nëpërmjet medieve në atë moment, si të gjithë të tjerët. Nuk jam në dijeni të procesit”, tha Gentjana Halili, drejtoreshë e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Financave.
Gjatë pyetjeve rezultoi se, auditi i kontraktuar ishte bërë në një kohë kur nuk kishte kritere, që përcaktonin mënyrën e e procedurës që duhej ndjekur për këtë lloj auditi. “Ligji i vitit 2007 kishte përcaktuar nxjerrjen e një VKM-je me kriteret. Në dispozitat tranzitore të ligjit të 2007-s thuhej që ky VKM duhej të dilte brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. VKM-ja nuk ka dalë asnjëherë. Nuk ka pasur kritere sesi bëhet auditimi me nënkontraktim”, tha më tej Gentjana Halili, drejtoreshë e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Financave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.