Sfida e “Play-Off” Poloni – Shqipëri, dalin në shitje BILETAT
Jemi vetëm pak javë para ndeshjes së “Play-Off” të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria do të përballet me Poloninë në transfertë. Saktësisht dy ekipet do të sfidohen mes tyre më 26 mars në “PGE Narodoëy” në Varshavë, me sfidën që është parashikuar të startojë në orën 20L45.
Pikërisht për këtë përballje Federata Polake e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat. Siç dihet stadiumi ku do të luhet kjo sfidë ka një kapacitet prej 58 580 dhe duke ditur edhe rëndësinë e kësaj përballjeje parashikohet të jetë një stadium i mbushur “full”.
Në Poloni ditën e sotme ka nisur shitja e biletave për tifozët polakë, teksa në ditët në vazhdim pritet nga FSHF të bëjë publike edhe mënyrën se si tifozët shqiptar mund të sigurojnë biletat e tyre për të parë këtë përballje nga shkallët e stadiumit dhe për të përjetuar emocionet e një sfide “Play-Off” për herë të parë në histori.
Kjo pasi sfida e “Play-Off” është vetëm e 1 takim dhe fitorja është i vetmi rezultat që çon ekipet një hap më parë në rrugëtimin e tyre drejt Kupës së Botës 2026. Padiskutim që qëllimi kryesorë i Kombëtares shqiptare do të jetë vetëm fitorja, gjë e cila do t’u siguronte edhe një tjetër “finale” historike ndaj fituesit të çiftit Ukrainë – Suedi.





Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment