☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 96.55 ▲2.19%
ARI 4,443 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,415 ▼ -4.57% ETH $1,991 ▼ -4.26% XRP $1.3338 ▼ -2.95% SOL $83.0300 ▼ -5.61%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Shalsi i përgjigjet Dumanit: Të mos shqetësohet

Në Top Tak, Eduard Shalsi iu përgjigj deklaratës së kreut të SPAK, duke u shprehur se Altin Dumani ‘nuk është i shqetësuar’ për grupin e ri të punës të propozuar nga socialistët, pasi “e di mirë rolin e parlamentit”.

Përgjigja erdhi pasi Dumani  u shpreh se “problemi është nëse retorika politike kthehet ne diçka konkrete nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrolluar.”

Shalsi sqaroi se parlamentit nuk do t’i shtohet asnjë funksion i ri, por do të krijohet një komision përmes një grupi informal pune. I pyetur se me cilën opozitë do të bashkëpunohet, Shalsi tha “është pyetje 1 miliard dollarshe”.

Eduard Shalsi: Nëse ka një forcë politike që i ka mbështetur organet e reja të drejtësisë, me të gjitha mjetet, ka qenë PS, pse, sepse e kemi ngritur me vullnet të plotë për të hapur një kapitull të ri. Në Shqipëri ishte e domosdoshme sistemi i ri drejtësie. Unë nuk mendoj që z.Dumani është i shqetësuar se ai vazhdon punën e vet. Edhe z. Dumani e din mirë rolin e parlamentit dhe rolin e tyre. Nuk do t’i shtohet parlamentit ndonjë funksion i ri, nuk do krijohet një komision. Kemi qenë dhe jemi shumë të qartë. Kuvendi nuk do marrë rol ekstra, nuk do të ngre komitete të tjera, i ka përcaktuar ligji.

Ajo që duam të bëjmë, përmes një grup informal punë, duke krijuar një koncept si e shohin punë e parlamentit. Për anëtarësimin në BE, Kuvendit i duhet një punë voluminoze. Nuk kemi të bëjmë me masën, por me cilësinë e raporteve, me një azhornim të sfidave të reja që lindin nga ky proces. Nuk do të shpikim komisione fantazmë, Kuvendi rolet i ka të qarta.

Në duam nivelin e parlamentit ta ngremë një stad i ri. Ne mendojmë që një proces të jetë i suksesshëm do patjetër të përfshijë opozitën. Pyetjes 1 mln dollarëshe cilën e opozitë, nuk di të them. Deputetët e opozitës i kemi dhënë gjithë hapsirën për të propozuar, debatuar, pjesë e inciativave. Ka gjëra që nuk biem dakord mi qeverinë, po debatojmë një ligj të rëndësishëm, që puna jonë të jetë cilësore, niveli i ekspertizës të jetë shumë më i lartë, për më tepër me sfidat që do ndeshemi. Ka ardhur koha të rivlerësojmë punën e kuvendit, sot jemi më të pjekur me të maturuar dhe çfarë leksionesh që kemi nxjerrë.

Në rastin konkret, jemi të përgjegjshëm për çfarë bëjmë vet. Unë e kam filluar jetën parlamentare ne opozitë, nuk do të bëjmë ato shfaqe dhe atë mënyrë sjellje që maxhoranca e dikurshme ka bërë për ne. Aty brenda ka disa zëra racional. Synimi final është përmirësimi i punës së kuvendit për shkak të kontekstit europian.

Pas asaj që i ndodhi koleges Accka kanë frikë të flasin dhe të ulen se nuk dinë reagimin, si ai reagimi harbut i kolegut të tyre. Ka disa vendime të gjykatës Kushtetuese, eja ti sqarojmë për të përmirësuar punën e komisoneve hetimore. Sot kemi një rregullore, zërat racional brenda opozitës, nga frika e reagimit të kolegëve të tyre nuk marrin pjesë. Ne jemi thirrur për të qeverisur, jo për ta mbajtur status quo.

Po bëhet fjala për strukturën organizative dhe vlerësimin e punonjësve. Kuvendi të jetë financiarisht i pavarur, siç e kanë Kuvendet e botës, do të jetë edhe kjo pjesë. Parlamentet moderne nuk varen nga qeveria, pjesë e diskutimit do duhet të jetë edhe kjo gjë. A duam apo nuk duam ta fuqizojmë rolin e parlamentit, të gjithë thonë po, por si do ta bëjmë. Kemi nevojë për shumë aktorë./tch/m.j

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.