Ekonomia

Shansi i fundit për ish-pronarët, 9 ditë kohë për të ankimuar vendimet e padrejta

Më datë 10 maj 2017, Agjencia e Trajtimit të Pronës shpalli në faqen zyrtare elektronike të institucionit dhe në mediat publike listën e vlerësimit të  Vendimeve  Përfundimtare të subjekteve të shpronësuara që zotëronin një vendim përfundimtar të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të pronave, për kompensim, për vitin 1995.

Shoqata Pronësi me Drejtësi, sqaron në një njoftim për mediat se, Agjencia e Trajtimit te Pronave se, tani i ka duart e lira të punojë për zbatimin e këtyre vendimeve.

Sipas nenit 19 pika 3 e ligjit, lista me vlerësimin financiar të vendimeve përfundimtare të shpallura nga ATP më datë 10 maj 2017, bëhet titull ekzekutiv me datë 10 qershor 2017, në qoftë se nuk ankimohet nga subjektet e shpronësuara .

Sipas ligjit pas datës 10 qershor 2017 lista e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimtare për kompensim te vitit 1995   nuk mund të ankimohet më për asnjë lloj arsyeje apo shkaku , në asnjë institucion gjyqësor Shqiptar apo edhe atë të Strasburgut .

Ky ankimim duhet bërë në Gjykatën Administrative të Apelit brenda datës 10 qershor 2017, pra brenda 30 ditëve nga data e publikimit të aktit .

Të detyrueshëm e kanë këtë ankimim;

  1. Të gjithë ato subjekte pa përjashtim që në listën e publikuar e gjejnë veten ne zërin “Ezauruar” në listë (janë 730 subjekte të tilla) . Ju sqarojmë se emërtimi “Ezauruar” do të thotë se ju ju ka humbur e drejta për kompensim sipas ligjit sepse prona që ju prisnit t’ju kompensohej është në vlerë më e vogël se ajo që ju shtë kthyer , kjo sipas përcaktimit absurd ”përfitime të zbritshme“ të ligjit .
  2. Të gjithë ato subjekte pa përjashtim që   në listën e publikuar për vitin 1995  kanë një vlerë kompensimi të publikuar me të cilën nuk janë dakord . Në listën e publikuar nga ATP-ja janë 1422 subjekte, në vendimet për kompensim të  cilëve është ndryshuar zëri kadastral i pronës nga “tokë truall” në “tokë bujqësorë”  gjë që ka sjellë një ulje drastike të vlerës së pronës së tyre.

Në listën e vendimeve të vlerësimit financiar të vendimeve 2384 vendime janë pa vlerësime ato nga ATP- ja janë trajtuar si dosje me mangësi.

Pronaret  e këtyre vendimeve duhet që brenda 6 muajsh pra deri me datë 10 nëntor 2017 të plotësojnë mangësitë që ka vlerësuar ATO- ja.

Mangësi e tyre kryesore është mospërcaktimi i zërit Kadastral të dokumentit të origjinës së pronës së tyre nga ATP- ja. Pra ata duhet të bindin ATP- në së toka e tyre ka qenë Brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara në momentin e shpronësimit.                                                                                              Në të kundërt ATP- ja do jua vlerësoje pronën e tyre në rastin më të mire, si tokë bujqësore dhe në qofte se kane Brenda kësaj toke ndonjë pjesë të kthyer vendimi do të jetë  “ke humbur te drejtën e kompensimit“ pra je Ezauruar.

Shoqata sqaron se, ankimimi që duhet të bëni në Gjykatën Administrative të Apelit sipas rretheve përkatëse është e vetmja mundësi , që pavarësisht vendimit të gjykatës e drejta juaj për kompensim të drejtë të vazhdojë deri në Strasburg .

Në vlerësimet financiare për vitet 1993- 1994 te ATP;  me termin “EZAURUAR” ishin 472 vendime për kompensim te pronareve . Ne këto vendime pronaret e tyre ne shkalle vendi duhet te kompensoheshin për një sipërfaqe trualli prej 118.1 hektarësh dhe qe vlerësoheshin me një vlere prej 12.9 miliard lekësh sipas ligjit te vjetër.

Për hir të faktit se këtyre subjekteve të 472 vendimeve ju ishin kthyer vetëm 4.4 hektarë tokë, Agjencia e Trajtimit të Pronës në zbatim të ligjit 133/15 ju ka mohuar kompensimin e kësaj sipërfaqe tokë prej 118 hektarësh dhe i ka VLERESUAR SI TE KOMPENSUAR. Pra me ligj shteti ju ka mohuar dhe vjedhur  këtyre pronareve një vlere prej 12.9 miliard lekësh të reja.

Po ashtu ishin një pjesë e  1667 subjekteve pronare, që  si rezultat I ndryshimit të zërit kadastral të tokës nga TRUALL në TOKË BUJQËSORE,  kanë humbur dhe ju është vjedhur me ligj një vlerë kompensimi prej 19.2 miliard lekësh te reja.

Në këto vendime që bënin fjalë për kompensimin e një sipërfaqe trualli prej 426.4 hektarësh në shkallë vendi, nga ana e ATP-se me vlerësimin sipas ligjit të ri, janë vlerësuar si tokë truall vetëm 91.8 hektarë dhe  pjesa tjetër është vlerësuar si tokë bujqësore.

1863 vendime nuk ishin të vlerësuara, ato ishin klasifikuar  “dosje me mangësi”. Pronaret e këtyre vendimeve  brenda datës  30 nëntor 2016 duhej të bindnin ATP- në se toka e tyre ka qenë truall para vitit 1945. Ne qoftë se nuk e bënin një gjë të tillë toka e tyre do vlerësohej si tokë bujqësore me vlerë minimale  ose do vlerësoheshin “Ezauruar” . Deri me sot ATP- ja nuk e ka publikuar vlerësimin e këtyre 1863 vendimeve .

Pronaret e këtyre vendimeve me publikimin nga ATP- ja te vlerësimit të këtyre vendimeve duhet që brenda 30 ditëve nga data e publikimit të bëjnë ankimimin në gjykatën e Apelit Administrativ.

Edhe vendimmarrja e ATP- se për vendimet e vitit 1995 publikuar me datë 10 maj 2017, për 730 vendimet “ EZAURUAR” dhe 1422 vendimet me ndryshim te vlerësimit nga TOKE TRUALL në TOKE BUJQËSORE po ketë trend vlerësimi do te ketë. Ne kaq pak kohe e kemi te pamundur te vlerësojmë HUMBJËN EKONOMIKE që do të kenë pronaret e këtyre vendimeve .

ATP- ja ka vlerësuar sipas saj vendimmarrjen e vendimeve te komisioneve te kthimit dhe kompensimit te pronave, për kompensim, për vitet 93, 94 e 95.

Ne total ajo ka pranuar se janë vlerësuar 10763 vendime nga 23628 vendime për kompensim të dhëna ne harkun e viteve 1993- 2013, pra 45.5% te gjithë vendimmarrjes. Por kjo vendimmarrje e marre deri me sot për vitet 93- 95 ka pranuar se ka vlerësuar si të Ezauruar 1217 ose 11.3% te tyre vendime te vlerësuara konkretisht janë 48% e gjithë vendimeve ose 5189 vendime , 41.5% e vendimmarrjes se viteve 93- 95 ose 4247 vendime nuk janë të vlerësuara sepse ATP- ja e ka pasur të pa mundur të vlerësoje llojin e tokës para vitit 1945.

Tani e kuptoni besojmë; se ligji 133/15 nuk është bërë për të dhënë drejtësi ne mbrojtjen e interesave te pronareve  por është bërë për te mohuar edhe ato pak  të drejta të fituara me ligj të pronareve shqiptare.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button