☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.36 ▼5.4%
ARI 4,574 ▲3.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,686 ▼ -0.07% ETH $2,160 ▲ +0.81% XRP $1.4175 ▼ -0.11% SOL $91.1700 ▲ +0.45%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.36 ▼5.4 % ARI 4,574 ▲3.91 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.36 ▼5.4 % ARI 4,574 ▲3.91 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Bota

SHBA, 4 korriku, masa të forta sigurie për festimet

Sot, më shumë se tre milionë njerëz pritet të ndjekin nga afër spektaklin më të madh të fishekzjarreve që zhvillohet në Nju Jork.

Megjithëse sipas departamentit të policisë së Nju Jorkut nuk ka “asnjë kërcënim të besueshëm” për një sulm gjatë festimeve, kryebashkiaku Bill de Blasio njoftoi se gjithçka do të monitorohet nga afër prej forcave të kundërterrorizmit si dhe punonjëve të armatosur të sigurisë.

Kryeqyteti Uashington pret gjithashtu qindra mijë njerëz të bëhen pjesë e festimeve, që përfshijnë fishekzjarre dhe një koncert që do të zhvillohet në ambjentet e Kongresit amerikan. Javën e kaluar shefi i policisë Peter Newsham tha se policia do të jetë në terren, megjithëse nuk ka asnjë kërcënim për festimet.

Ndërkohë barrikada dhe pika kontrolli të policisë janë vendosur tek ajo që njihet si shëtitorja kombëtare.

Në Boston policia njoftoi për një prani të madhe gjatë festimeve për ditën e pavarësisë edhe pse nuk ka njoftime për kërcënime ndaj sigurisë.

Autoritetet lokale të zbatimit të ligjit në koordinim me FBI-në, do të përdorin dronë për të monitoruar turmat e njerëzve si dhe aktivitetet gjatë spektaklit të fishekzjarrëve në Boston.

Shfaqja zhvillohet në lumin Charles dhe pritet të tërheqë deri në 500 mijë spektatorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.