☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,206 ▼ -3.94% ETH $1,988 ▼ -4.04% XRP $1.3236 ▼ -3.08% SOL $82.5300 ▼ -4.9%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

SHBA: Aeroplani i Jordanisë nuk është qëlluar nga IS-i

Aeroplani luftarak i Jordanisë, i cili u përplas në Siri nuk është qëlluar nga militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë thënë Shtetet e Bashkuara.

shba-aeroplani-i-jordanis-euml-nuk-euml-sht-euml-q-euml-lluar-nga-is-i_hdAeroplani i tipit F-16, është humbur dje, afër qytetit verilindor sirian, Raka, që është bazë e militantëve të Shtetit Islamik, raportojnë mediat.

Militantët e Shtetit Islamik i kanë publikuar disa fotografi në Internet, ku paraqitet piloti i aeroplanit, duke e identifikuar atë si Muath Safi Yousel al-Kaseasbe, 26 vjeçar, dhe thonë se militantët e kanë qëlluar dhe rrëzuar aeroplanin.

Por, Shtetet e Bashkuara thanë se “dëshmia qartas indikon” se kjo nuk është e vërtetë. Megjithatë, Uashingtoni nuk ka thënë se çka e ka shkaktuar rrëzimin.

Ky ishte aeroplani i parë i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që është humbur në Siri, prej se koalicioni i ka filluar sulmet ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik, në muajin shtator.

Në të kaluarën, militantët i kanë rrëzuar aeroplanët luftarakë të qeverisë irakiane dhe asaj siriane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.