☁️
Tiranë 12°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ
NAFTA
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,006 ▲ +0.36% ETH $2,056 ▼ -0.35% XRP $1.3198 ▼ -0.02% SOL $80.4300 ▲ +0.98%
S&P 500 DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ NAFTA ARI S&P 500 DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ NAFTA ARI
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Amerika

SHBA, aksion kundër bandave latine, 1.133 të arrestuar

Një operacion 5-javor i Agjencisë amerikane të Emigracionit dhe Doganave ka çuar në arrestimin e 1.133 personave, anëtarë të bandave kriminale shumëkombëshe, kryesisht nga Amerika Latine.

Operacioni, i koduar me emrin “Projekti: Hija e Zjarrit”, u krye në periudhën 15 shkurt – 21 mars dhe përfshiu shumë agjenci ligjzbatuese.

Shumica e arrestimeve u kryen në Los Anxheles, San Fransisko, El Paso, Hjuston, Atlanta dhe San Huan.

“Ajo çfarë po shohim është se bandat kriminale po organizohen më mirë, pasi anëtarë të rinj hyjnë në Amerikë, në rrugë ligjore apo joligjore dhe bashkohen me to. Gjithashtu, krerët e bandave kanë ndërmarrë një seri fushatash rekrutimi”, deklaroi Peter Edge, nga Agjencia për Sigurinë e Brendshme.

Gjatë operacionit, agjentët sekuestruan mbi 150 armë, mbi 20 kg drogë dhe rreth 75 mijë dollarë në para të thata.

Shumica e të arrestuarve kishin nënshtetësi amerikane, por kishte edhe 239 të huaj, të cilët u ndaluan në Amerikën Qendrore, në Karaibe, Azi dhe Europë.

Ndaj 1 mijë prej tyre rëndojnë akuza penale, ndërsa 132 kanë të bëjnë me akuza për shkelje të ligjeve të emigracionit.

Mediat amerikane saktësojnë më tej se, 915 nga të arrestuarit ishin anëtarë të bandave latine MS-13, Surenos (Jugorët), “Nortenos” (Veriorët) dhe grupeve të tjera të krijuara nëpër burgje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.