☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 97.09 ▼4.23%
ARI 4,734 ▲1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $69,157 ▲ +2.41% ETH $2,150 ▲ +4.21% XRP $1.3615 ▲ +2.7% SOL $84.4800 ▲ +1.19%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 97.09 ▼4.23 % ARI 4,734 ▲1.18 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 97.09 ▼4.23 % ARI 4,734 ▲1.18 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Amerika

SHBA, akuzohet për ryshfet ish-kreu i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Ish-presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara akuzohet nga autoritetet amerikane për përfshirje në një skemë korrupsioni të shkallës së gjerë, së bashku me 4 zyrtarë të tjërë.

Manjati i pasurive të paluajtshme në Macau, John Ashe, ish-ambasador në OKB nga Antigua dhe Barbuda, i cili ka kryesuar Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në vitet 2013-2014, akuzohet përmes një aktpadie të dorëzuar në gjykatën federale të Nju Jorkut, për marrjen e mbi 1,3 milionë dollarëve ryshfet nga biznesmenë kinezë, përfshi këtu edhe sipërmarrësin Ng Lap Seng.

Prokurori amerikan i Manhattanit, Preet Bharara, i cili njoftoi arrestimin e Ashe dhe të paditurve të tjerë, tha se hetimi mund të rezultojë në ngritjen e akuzave të tjera, pasi autoritetet të ekzaminojnë nëse “korrupsioni është kthyer në biznes në Kombet e Bashkuara”.

“Nëse vërtetohen, akuzat e sotme do të konfirmojnë kancerin e korrupsionit, që shqetëson shumë qeveri lokale apo shtetërore, të mund të ketë infektuar edhe Kombet e Bashkuara”, tha Bharara.

Sekretari aktual i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon është shfaqur tepër “i shokuar dhe i shqetësuar” nga këto akuza, të paktën nga sa ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric. Kombet e Bashkuara nuk ishin paralajmëruar më herët për këtë hetim – shtoi Dujarric, – por do të bashkëpunojë nëse do të kontaktohet nga krerët e hetimit.

Rasti vjen pas arrestimeve të 19 shtatorit të manjatit rus Ng, 68 vjeç, dhe një ndihmësi të tij, Jeff Yin, 29 vjeç, për pretendime të rreme në lidhje me futjen e 4,5 milionë dollarëve në Shtetet e Bashkuara nga Kina, gjatë viteve 2013-2015, të cilët supozoheshin se do të përdoreshin për lojëra fati, blerje pikturash arti, antikuaresh apo pasurive të patundshme.

Bharara thotë se autoritetet do të vazhdojnë të hetojnë mbi fondet në lidhje me Ng, për të cilin prokurorët bëjnë të ditur se zotëron një pasuri prej 1,8 miliardë dollarësh, shumica e të cilave është fituar nga pasuritë e paluajtshme në Macau.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.