🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,818 ▲ +1.08% ETH $2,020 ▲ +1.56% XRP $1.3450 ▲ +1.23% SOL $83.1200 ▲ +0.29%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

SHBA: BE të lëvizë për të shpëtuar ekonominë greke

Zyrtarët amerikanë janë përherë e më të shqetësuar se kriza greke do të mund ta kthente eurozonën në recesion për të tretën herë që kur filloi kriza globale, nënvizon gazeta amerikane “The Wall Street Journal”.

Wall-Street-Journal-logoSipas gazetës, shqetësimi qëndron në faktin se një krizë e përgjithshme në eurozonë do të mund të influencojë në masë të madhe ekonominë amerikane dhe atë botërore.

Siç vihet në dukje, Uashingtoni kërkon nga liderët europianë “të lëvizin në mënyrë agresive për t’u shmangur kolapsi i ekonomisë greke”.

Sipas gazetës, sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew, ka patur telefonata me zyrtarë evropianë (presidentin e Eurogrupit dhe ministrat e Financave të Gjermanisë dhe Francës), si dhe homologun e tij grek, Janis Varufaqis.

Lew i nxiti të gjitha palët të avancojnë në një marrëveshje, për të evituar dobësimin e eurozonës. Sipas gazetës, zyrtari amerikan u tha bashkëbiseduesve se “kemi theksuar se do të nevojitet një rrugë konstruktive dhe realiste përpara dhe se do të lipset kompromis”.

Ndër të tjera, citohet se SHBA e ka nxitur Greqinë që “të avancojë me masat që do të ripërtërijnë zhvillimin”, por edhe partnerët europianë se “po të vazhdojnë të bëjnë kaq shumë presion ndaj qeverisë së re greke, kjo strategji ka gjasë që të shtojë rrezikun e vendit për të dalë nga eurozona”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.