☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.29 ▲0.4%
ARI 4,602 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,128 ▲ +2.31% ETH $2,079 ▲ +3.5% XRP $1.3419 ▲ +0.25% SOL $83.9300 ▲ +1.66%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,602 ▲0.98 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,602 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Amerika

SHBA, Bush dhe Trump ngjiten fuqishëm në sondazhe, por Clinton kryeson

Duke qenë se, thuajse shumica e kandidatëve të supozuar se do të garonin për Presidencialet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, tashmë edhe e kanë formalizuar kandidaturën e tyre, një sondazh i ndërmarrë nga CNN sheh një ngritje të fuqishme të dy prej kandidatëve më të fundit mes republikanëve, ndërsa Hillary Clinton mbetet në krye të demokratëve.

Ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush, dhe biznesmeni Donald Trump kryesojnë listën e gjatë të kandidatëve republikanë për President të SHBA-ve, pas shpalljes thuajse njëri pas tjetrit të kandidaturave të tyre në mesin e muajit qershor. Ata janë gjithashtu të vetmit kandidatë, të cilët kanë siguruar deri më tani një mbështetje dyshifrore mes republikanëve dhe elektoratit gri me prirje nga republikanët.

Ndërkohë, në krahun tjetër të politikës, ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, vazhdon të kryesojë jo vetëm mes demokratëve, por edhe mbi të gjithë kandidatët republikanë në përgatitjet kokë më kokë për zgjedhjet e përgjithshme.

Konkretisht, Jeb Bush është me 19% të mbështetjes, kurse Trump me 12 për qind. Ndër republikanët ndjekin Huckabee me 8%, Carson me 7% dhe Rand Paul po me 7%. Mungesë e rëndësishme është ajo e Marco Rubios me 6%.

Në krahun e demokratëve, Clinton vazhdon të ketë thuajse të gjitha mundësitë për t’u nominuar. Ajo udhëheq në rang kombëtar me më shumë se 40 pikë përqindjeje; teksa 57% e demokratëve dhe elektoratit gri me prirje demokrate janë në favor të saj, ndërsa vetëm 16% mbështesin zëvendëspresidentin Biden, 14% Sandersin, 2% Webb dhe më pak se 1% për Martin O’Malley.

Përpara zgjedhjeve të përgjithshme, Clinton vazhdon të kryesojë bindshëm ndaj Bushit (54% me 41%) dhe Christie (56 me 37). Avantazhi më i pastër i saj është ndaj Donald Trump, me 59% për demokraten dhe 34% mbështetje për republikanin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.