☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.69 ▲3.73%
ARI 4,440 ▼2.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,444 ▼ -3.36% ETH $2,073 ▼ -5.46% XRP $1.3733 ▼ -4.17% SOL $87.7400 ▼ -5.75%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.69 ▲3.73 % ARI 4,440 ▼2.46 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.69 ▲3.73 % ARI 4,440 ▼2.46 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

SHBA dhe Irani përgënjeshtrojnë çdo projekt koordinimi kundër Shtetit Islamik

shba-iran-622x350SHBA dhe Irani përgënjeshtruan çdo projekt bashkëpunimi në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik që kanë nën kontroll pjesë të Irakut dhe Sirisë, njoftuan sot zëdhënësit e diplomacive të dy vendeve.
“Ne nuk do të koordinojmë veprime ushtarake apo shkëmbime të informacioneve sekrete me Iranin dhe nuk kemi projektuar për ta bërë”, deklaroi zëdhënësja e departamentit të Shtetit, Marie Harf.
Megjithatë, SHBA-ja është  e hapur për një angazhim diplomatik me Teheranin ashtu si kemi bërë në të kaluarën, veçanërisht për Afganistanin, kur Teherani dhe Uashingtoni bashkëpunuan në fund të vitit 2001 për vendosjen e regjimit të Hamid Karzait pas rrëzimit të talebanëve.
“Por ne nuk koordinojmë veprimet tona me Iranin shiit, kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik, një grup radikal sunit”, shprehu me keqardhje Harf.
Një zëdhënës i diplomacisë iraniane përgënjeshtroi gjithashtu një informacion të BBC, që sipas burimeve të paidentifikuara në Teheran, drejtuesi suprem, ajatollahu Ali Khamenei, kishte dhënë dritën e gjelbër për një bashkëpunim me SHBA-në në luftën kundër Shtetit Islamik. “Qëndrimi iranian u bë publik dhe ky informacion nuk është i saktë”, deklaroi zëdhënësi, Marzieh Afkham, cituar nga media iraniane.
SHBA dhe Irani që nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që prej muajit prill 1980, kanë shfaqur një afrim që prej një viti, veçanërisht në mbështetje të negociatave ndërkombëtare për programin bërthamor të kontestuar të Teheranit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.