SHBA dhe Izraeli godasin kompleksin bërthamor të Natanzit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën sot sulme kundër kompleksit bërthamor iranian të Natanzit, që ndodhet në qendër të vendit, sipas një deklarate nga Organizata e Energjisë Atomike e Iranit, e transmetuar nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.
“Pas sulmeve kriminale të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi uzurpues sionist kundër vendit tonë, kompleksi i pasurimit i Natanzit u vu në shënjestër këtë mëngjes”, deklaroi organizata iraniane.
Ajo shtoi se “nuk janë raportuar rrjedhje të materialeve radioaktive në zonë”./ a.jor.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.