☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.07 ▲0.18%
ARI 4,590 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,649 ▲ +0.01% ETH $2,066 ▲ +0.55% XRP $1.3246 ▼ -2.3% SOL $83.3800 ▼ -0.61%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.07 ▲0.18 % ARI 4,590 ▲0.71 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.07 ▲0.18 % ARI 4,590 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Amerika

SHBA, Donald Trup sulmon Hillary Clinton: Sekretarja më e keqe në histori

Donald Trump e ka marrë me eufori fushatën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Së fundmi, ai është hedhur në sulm edhe ndaj kandidates rivale demokrate, Hillary Clinton.

“Ajo fsheh shumë gjëra. Ajo ka qenë sekretarja më e keqe e Shtetit në histori”, ka deklaruar Trump në një intervistë për CNN.

Ditën e mërkurës, Clinton kishte deklaruar se kishte mbetur “shumë e zhgënjyer” nga deklaratat e fundit të Donald Trump mbi emigrantët ilegalë, kryesisht ata meksikanë, të cilët i kishte quajtur “kriminelë, trafikantë dhe vrasës”.

Deklarata në fjalë e miliarderit vazhdon të ngrejë polemika në Shtetet e Bashkuara, ku meksikanët përbëjnë komunitetin më të madh të emigrantëve, përfshirë ata ilegalë.

Më parë ai ka qenë një kritik i ashpër edhe i politikave të presidentit Obama, ndaj të cilit vite më parë hapi një debat edhe për vendlindjen e shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë.

Trump, bashkë me ish-guvernatorin e Floridës Jeb Bush, kryesojnë në sondazhe listën e gjatë të kandidatëve republikanë për president të Amerikës.

Ata janë gjithashtu të vetmit kandidatë, të cilët kanë siguruar deri më tani një mbështetje dyshifrore mes republikanëve dhe elektoratit gri me prirje nga republikanët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.