Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.36 ▲0.5%
ARI 4,785 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,229 ▲ +1.77% ETH $2,202 ▲ +0.96% XRP $1.3480 ▲ +1.23% SOL $83.5300 ▲ +1.82%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.36 ▲0.5 % ARI 4,785 ▼0.68 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.36 ▲0.5 % ARI 4,785 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

SHBA, Mustafa: Përkrahja nga grantet investuese të MCC-së do të kenë impakt të fuqishëm në zhvillim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike me shefen ekzekutive të agjencisë qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), Dana J. Hyde, ku i është konfirmuar se Kosova është përzgjedhur për të përfituar përkrahje të fuqishme përmes granteve investuese nga kjo agjenci, e cila drejtohet nga sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-ve, John Kerry.

Vendimi i marrë në takimin e Bordit të MCC-së, do t’i mundësoj Kosovës financim në shumë sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Grantet investuese disa vjeçare që do të përfitoj Kosova në kuadër të programit “Kompakt”, do të fokusohen në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, hapjen e vendeve të punës, fuqizimin shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit e shumë aspekte të tjera. Programi i asistencës do të përcaktohet ndërmjet Kosovës dhe MCC-së në periudhën në vazhdim, pas koordinimit ndërmjet ekspertëve.

Kryeministri Mustafa ka shprehur mirënjohjen e thellë të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të po japin në vazhdimësi për Kosovën, në të gjitha fushat.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi se përkrahja që do të ofrohet për Kosovën nga programi i MCC-së do të ketë impakte shumë të rëndësishme në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, qeverisjen e mirë dhe reformat në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, për luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë dikastereve të saj për të punuar në hartimin e planprogrameve për reformimin e sektorëve të ndryshëm për grantet e ofruara nga ky program.

Kryeministri Mustafa, gjithashtu, tha se përzgjedhja për herë të parë e Kosovës për asistencë nga MCC-ja është rezultat i punës së deritashme dhe progresit të arritur në shumë indikatorë, përfshirë luftën kundër korrupsionit, duke shprehur përkushtimin e mëtejmë të qeverisë për fuqizimin e indikatorëve pozitivë të zhvillimit, bën të ditur njoftimi i sapo dërguar nga Kryeministria kosovare.

Kosova do të përfitojë miliona grante investuese të qeverisë amerikane, deklaroi mbrëmë Presidentje e Republikës, Atifete Jahjaga.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm të jashtëzakonshëm. Kosova është përzgjedhur nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për të përfituar grant të gjerë investimi nga kjo agjenci. Në një bisedë telefonike me shefen ekzekutive të MCC-së, Dana J. Hyde, sapo m’u kumtua se vendimi për zhvillimin e programit të ndihmës për Kosovën është marrë sot në takimin e Bordit të kësaj agjencie, që udhëhiqet nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry”, deklaronte Jahjaga.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.