☁️
Tiranë 17°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,400 ▼ -0.3% ETH $2,331 ▼ -1.54% XRP $1.2952 ▲ +1.31% SOL $100.8500 ▼ -0.71%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Nafta rekord, çmimi për automjetet arrin 5,85 dollarë për gallon

UASHINGTON, 4 korrik /ATSH – DPA/ – Çmimi i naftës për automjetet me motor dizel në Shtetet e Bashkuara ka arritur një nivel rekord, duke u ngjitur në 5,85 dollarë për gallon (rreth 3,8 litra), sipas të dhënave të Shoqatës Amerikane të Automobilistëve (AAA).

Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për dizelin në SHBA. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 2022, në periudhën pas pushtimit rus të Ukrainës.

Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm pas nisjes së luftës së SHBA-së kundër Iranit, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur, ndër të tjera, duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore detare për transportin e hidrokarbureve.

Edhe benzina e zakonshme ka shënuar rritje në pikat e karburantit amerikane. Çmimi mesatar ka arritur në 4,15 dollarë për gallon, megjithëse mbetet nën rekordin prej 5,05 dollarësh të regjistruar në vitin 2022, sipas AAA.

Rritja e kostove të energjisë vjen në një moment të ndjeshëm për administratën amerikane. Lufta në Lindjen e Mesme, e cila është jopopullore në SHBA, po ushtron presion mbi ekzekutivin amerikan disa muaj përpara zgjedhjeve kombëtare të mesmandatit.

Presidenti Donald Trump kishte vendosur përmirësimin e fuqisë blerëse të amerikanëve ndër prioritetet kryesore të fushatës së tij fituese të vitit 2024.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.