🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,432 ▼ -0.06% ETH $2,403 ▲ +0.4% XRP $1.3086 ▼ -0.03% SOL $103.8400 ▲ +0.11%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Në kuadër të nismës “Besa”, deputeti Piro Dhima zhvilloi një takim me banorë të Gjirokastrës, kryesisht të moshuar, të cilët u paraqitën në zyrat e Partisë Socialiste për të ngritur shqetësimet e tyre.

Banorët thanë se nuk kishin ardhur thjesht për të diskutuar probleme personale, por problematika që, sipas tyre, prekin një pjesë të madhe të komunitetit.

Në fokus të ankesave ishin shërbimet e munguara dhe problematikat e përditshme me të cilat përballen qytetarët, duke e kthyer takimin në një adresim të drejtpërdrejtë të pakënaqësive ndaj Bashkisë së Gjirokastrës.

Të moshuarit kërkuan që problematikat e tyre të mos mbeten vetëm në kuadër të një takimi politik, por të marrin zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse, informon TCH.

Takimi vjen në një kohë kur banorët e Gjirokastrës vijojnë të ngrenë zërin për cilësinë dhe mungesën e shërbimeve publike, duke kërkuar që shqetësimet e komunitetit të mos dëgjohen vetëm gjatë takimeve, por të pasohen me veprime konkrete.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.