⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 100.85 ▲1.39%
ARI 4,034 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,903 ▼ -1.06% ETH $2,407 ▼ -1.29% XRP $1.3282 ▼ -1.16% SOL $104.5900 ▼ -0.35%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.85 ▲1.39 % ARI 4,034 ▼0.65 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.85 ▲1.39 % ARI 4,034 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Bota

BM – Angazhimi për Ishujt Falkland është “i palëkundur”

LONDËR, 4 shtator /ATSH – DPA/ – Angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ishujve Falkland është “absolut dhe i palëkundur”, deklaroi sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, pas deklaratave të presidentit argjentinas Javier Milei se vendi i tij duhet t’i rimarrë ishujt.

Në një fjalim drejtuar kombit, Milei përsëriti pretendimin e Argjentinës mbi Ishujt Falkland dhe tha se do të vendoste sanksione ndaj kompanive të naftës që operojnë në këtë zonë.

Tensionet e reja lidhur me territorin britanik përtej detit u shtuan pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, la të kuptohej se Uashingtoni mund të mos e ndihmonte Mbretërinë e Bashkuar në një konflikt të ardhshëm për Falklandet.

Pas fjalimit të Mileit, Streeting shkroi në rrjetet sociale se deklaratat e presidentit argjentinas “na tregojnë më shumë për politikën e brendshme në Argjentinë sesa për Ishujt Falkland”.

“Falklandet janë britanike sepse banorët e Falklandeve zgjedhin të jenë britanikë. Angazhimi ynë ndaj Falklandeve është absolut dhe i palëkundur”, deklaroi ai.

Në një referendum të zhvilluar në vitin 2013, banorët e Ishujve Falkland votuan me shumicë dërrmuese për të mbetur territor britanik përtej detit. 99.8% votuan pro, ndërsa vetëm tre persona votuan kundër.

Edhe pse SHBA-ja zyrtarisht mban një qëndrim neutral për sovranitetin mbi ishujt, Uashingtoni mbështeti Britaninë gjatë fushatës për rimarrjen e Falklandeve pas pushtimit argjentinas në vitin 1982.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.