⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 100.85 ▲1.39%
ARI 4,034 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,903 ▼ -1.06% ETH $2,407 ▼ -1.29% XRP $1.3282 ▼ -1.16% SOL $104.5900 ▼ -0.35%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.85 ▲1.39 % ARI 4,034 ▼0.65 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.85 ▲1.39 % ARI 4,034 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE kundër planit izraelit për Gazën: Nuk duhet të ketë zhvendosje të detyruar të popullsisë

– Bashkimi Evropian ka shprehur kundërshtimin ndaj çdo përpjekjeje për zhvendosjen e detyruar të popullsisë palestineze nga Rripi i Gazës, duke theksuar se nuk duhet të ketë ndryshime demografike apo territoriale në këtë territor, sipas “TRT World”.

Qëndrimi u bë i ditur nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand, gjatë konferencës së përditshme për shtyp në Bruksel, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve lidhur me planet e përfolura të autoriteteve izraelite për largimin e banorëve nga Rripi i Gazës.

“Nuk duhet të ketë asnjë zhvendosje të detyruar të popullsisë së Gazës”, deklaroi Wigand.

Deklarata e tij vjen pas deklaratës së ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, lidhur me planet për largimin e banorëve nga Gaza, si dhe propozimit të ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, për atë që është cilësuar si “emigrim vullnetar” i palestinezëve nga Rripi i Gazës.

Sipas propozimit të bërë publik, parashikohet transferimi i rreth 1,86 milionë palestinezëve nga Gaza gjatë një periudhe 7-vjeçare.

Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar një qasje të tillë, duke ritheksuar se çdo zgjidhje për të ardhmen e Gazës duhet të respektojë integritetin territorial dhe përbërjen demografike të saj.

Wigand nënvizoi gjithashtu se BE-ja vijon të mbështesë bashkimin e Rripit të Gazës me Bregun Perëndimor, nën administrimin e Autoritetit Palestinez, në përputhje me Rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Gaza është pjesë integrale e shtetit të ardhshëm palestinez”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, duke përsëritur kundërshtimin e Brukselit ndaj çdo forme të zhvendosjes së detyruar të popullsisë palestineze.

Qëndrimi i Bashkimit Evropian vjen në një kohë, kur çështja e së ardhmes politike dhe territoriale të Rripit të Gazës, si dhe statusi i popullsisë palestineze, mbeten në qendër të diskutimeve dhe debateve ndërkombëtare. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.