🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,884 ▲ +1.02% ETH $2,542 ▲ +1.29% XRP $1.4160 ▲ +0.85% SOL $112.0200 ▲ +1.76%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Politika

Nis “Prania Besnike”, Rama: Dëgjesë individuale, askush nuk do mbetet pa u adresuar dhe marrë përgjigjen që i takon

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialise, ka njoftuar nisjen e një nisme të re të Partisë Socialiste, të quajtur “Prania Besnike”, e cila do të zhvillohet çdo të premte në orën 17:00, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, në çdo njësi administrative të vendit.

Sipas asaj që njoftoi Rama, çdo njësi administrative e Shqipërisë zonë urbane sipas brenda qyteteve më të mëdha, do të ketë PRANINË e vet BESNIKE një të premte në muaj.

“ Prania Besnike do të jetë një hapësirë neutrale, pa kamera dhe pa tesër partie, ku qytetarët do të kenë mundësinë të paraqesin individualisht hallet, ankesat dhe kërkesat e tyre. Çdo problem do të shënohet, do të adresohet zyrtarisht përmes deputetit pranë institucioneve përkatëse dhe qytetari do të sigurohet që të marrë përgjigjen që i takon me ligj dhe me rregull.”

Kryeministri theksoi se kjo nismë nuk premton zgjidhje të menjëhershme, por garanton që asnjë çështje nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen e duhur.

“Prania Besnike të dëgjon dhe Besa të thotë më kontrollo” – u shpreh Rama, duke nënvizuar se kjo është një formë e re komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët.

E lançuar disa ditë më parë nga kryeministri, kjo iniciativë ka si qëllim të krijojë një mekanizëm të rregullt dëgjese, dhe që të garantohet transparencë, komunikim i drejtpërdrejtë dhe adresim institucional i çdo ankese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.